Besa: “Jo për turizëm në Bullari”

Dash Frashëri
Drejt një misioni të pamundur. Në tokë të huaj. Besa e Kavajës do të tentojë të bëjë sot (19:30) në Lovec të Bullgarisë në mos mrekullinë, të paktën të tregojë vlerat jo vetëm të futbollit kavajas, por edhe atij shqiptar, në sfidën e kthimit me Liteksin. Në përballjen e parë midis dy ekipeve, atë të zhvilluar dy javë më parë në "Niko Dovana", u shpërfytyrua keq me humbjen e pastër 3-0, teksa miqtë i shënuan tre golat brenda 45 minutave të para: Popov (13', 20') dhe braziliani Beto (32'), edhe pse presidenti Bizhdili ofroi 50 mijë euro për kualifikimin. Besa e trajnerit rumun Siliviu Dumitresku, që në turin e parë eliminator të Kupës UEFA eliminoi pas dy barazimeve (2-2, 0-0) serbët Bezanijës, mbërriti në Bullgari pa tre lojtarët e saj të huaj: mbrojtësin Bikola Nana, mesfushorin Abdullah Ishaka dhe sulmuesin Fransua Elokan, të cilët nuk u pajisën me vizë hyrëse nga ambasada bullgare në Tiranë. Të tre lojtarët janë nga më të rëndësishmit e Besës, mjafton të kujtojmë se falë golave të Elokan dhe Ishaka, skuadra kavajase mbërriti në turin e dytë. Te Besa gjithsesi do të jenë të gjithë lojtarët e tjerë të huaj të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia. Edhe pse eliminimi është nënshkruar qysh në ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri (fakt që e përmend edhe siti i klubit bullgar), stafi i skuadrës kavajase në deklaratat për mediat sportive theksoi se nuk do të shkojë në Lovec të Bullgarisë për "turizëm", por me synimin për ta mbyllur me një imazh të mirë aventurën e saj të dytë europiane. Në të parën kur Besa morri pjesë në Kupën e Fituesve të Kupave të edicionit 1972-1973 arriti të kalojë në turin e dytë, pasi në të parin eliminoi skuadrën daneze të Fremad Amager (1-1, 0-0), për t'u mposhtur në një të tetat nga skocezët e Hibernianit (1-7, 1-1), ia doli të kalonte një tur, kur këtë nuk e arritën dot as Tirana në Ligën e Kampioneve dhe as Teuta në Kupën UEFA. Trajneri i Liteksit, Ferrario Spasov, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit pohoi: "E kemi marrë seriozisht takimin me Besën, pasi e dimë se ajo është përgatitur për të marrë revanshin. Ne nuk do ta nënvlerësojmë kurrsesi takimin edhe pse kemi fituar ndeshjen e parë". Në tri ndeshjet e para në Kupën UEFA të këtij sezoni (përshirë edhe dy ndeshjet e fituara kundër maltezëve të Sliemës), Liteksi ka shënuar 10 gola pa pësuar asnjë. Në ndeshjet e fundit dy kundërshtarët fituan në kampionatet respektive: Besa fitoi 3-1 me Kastriotin në javën e parë të Superligës shqiptare (dy gola të Xhihanit dhe Elokanit), ndërsa Liteksi mposhti 2-1 Levskin e Sofjes, një nga kundërshtarët e saj më të fortë në kampionatin bullgar. Popov, autori i dy golave në "Niko Dovana", ishte autori i golit të parë atë takim, ndërsa goli i dytë mban firmën e mesfushori francez Fabien Budaren, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 90-të. Takimi i sotëm Liteks-Besa do të drejtohet nga gjyqtarë izraelitë me kryesor Asaf Kenan. Vëzhgues i UEFA-s është turku Mustafa Culcu. Precedentët bullgarë Liteksi i Lovecit është kundërshtari i dytë bullgar i Besës gjatë gjatë historisë së saj ndërkombëtare. Precedenti i parë ka ndodhur në Kupën Ballaknike të edicionit 1971, kur dhe arriti në finale (humbi me Panionisin grek 2-1, 1-1). Besa bënte pjesë në Grupin 1 së bashku me bullgarët e Etar Veliko-Tarnova. Humbi në ndeshjen e parë 2-0 dhe fitoi atë të kthimit në shtëpi 2-1 (dy gola të durrsakut Maksut Leshteni). Liteks i Lovecit Liteksi i Lovecit, i themeluar në vitin 1921 me ermin Hisarya, ka fituar dy herë kampionatin bullgar (1998, 1999) dhe dy herë Kupën e Bullgarisë (200, 2004), ndërkohë që ka humbur pesë herë në finale të kupës. Liteks i Lovecit është një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare në raport me Besën, që ka vetëm shtatë ndeshje në arenën europiane. Skuadra bullgare në Kupën UEFA Liteksi ka zhvilluar 39 takime: 18 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje. Kupa UEFA Turi i dytë elimantor Takimi i parë Besa-Liteks 0-3 16 gusht 2007 Stadiumi: "Niko Dovana" Durrës, Shqipëri Gjyqtar: Dondarini (Itali) Takimi i dytë Liteks-Besa, ora 18:00 30 gusht 2007 Stadiumi: "Gradski" Lovec, Bullgari Gjyqtar: Kenan (Izrael)