E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi nga minuta 1. Kraft beson te magjia e shqiptarit

Sulmuesi shqiptar i austriakëve të Ried, Hamdi Salihi, do të luajë nga minuta e parë në takimin e kthimit Sion-Ried (takimi i parë 1-1). Lajmi është bërë i ditur nga siti nachrichten.at, që thekson se trajneri Helmut Kraft ka vendosur që në sulm nga minuta e parë të hedhë dyshen Hamdi Salihi-Jovan Damjanovic. Riedit i duhet të shënojë patjetër gol nëse dëshiron të kualifikohet me zviceranët e Sionit. Hamdi Salihi konsiderohet si "njeriu i golit" pasi shkodrani shënoi dy gola në dy takimet me azerbajxhanasit e Nefkti, ky ai i realizuar në ndeshjen e kthimit të humbur në Baku (2-1) përcaktoi edhe kualifikimin e Riedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›