Portierë të lindur për të shënuar gola

Dash Frashëri
Bosët e klubeve më të pasur në botë dhe menaxherët më të rëndësishëm janë gjithmonë në kërkim të sulmuesve me të lindur për shënimin e golave. "Gjahtarët e golave" janë dhe më të paguarit dhe gëzojnë kontratat më të majme, pasi janë ata që me golat e tyre, shpesh herë decizivë, u dhurojnë klubeve të tyre pikët e arta, trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mahnitin shikuesit në stadiume dhe përgjithësisht pronësojnë tituj individualë nga "Këpuca e artë" e deri te "Topi i artë". Lista e të "dashuruarve" me golin është e madhe dhe emrat e tyre janë në muzeun e futbollit, por te ky shkrim, në vëmendjen tonë është një tjetër lloj golashënuesi, pikërisht të atij që duhet të mbrojë portën nga kundërshtari që synon të shënojë gjatë 90 minutave, portierit, mbrojtësit ekstrem, nga aftësitë dhe reflekset e të cilit varet shpesh edhe fati i ndeshjes. Insitituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll (IFFHS) i ka kushtuar një studim statistikor portierëve më të suksesshëm në shënimin e golave, duke iu referuar shifrave nga kampionati i parë i sezonit 1888-89 dhe deri më 29 gusht 2007. Nëse Pele, futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave, është shënuesi më i mirë në botë, me 1240 gola në 1393 ndeshje zyrtare dhe miqësore, portieri brazilian i San Paolos, Roxherio Ceni, është golashënuesi më i mirë i deritanishëm si portier: 76 gola, 31 prej tyre nga pika e bardhë e penalltisë dhe 45 nga gjuajtjet në lojë ose goditjet e ndalura. Portieri brazilian, një mjeshtër i padiskutueshëm i ekzekutimit të gjuajtjeve standarde, e shënoi golin e parë e shënoi më 15 shkurt 1997, në ndeshjen e kampionatin lokal Paulista, në ndeshjen Adnan Uniao Sao Joao - Sao Paulo (0:2) me anë të një goditje të lirë. Goli i fundit i tij daton më 26 gusht 2007, në kampionatin kombëtar në ndeshjen Sao Paulo- Capibaribe Recife (5:0) nga pika e penalltisë. Legjenderari Roxherio nuk humbi kurrë një ndeshje në të cilën ai shënoi. Ceni u lind më 22 janar të vitit 1973 në Pato Branko, një qytet i vogël i shtetit të Paranasë, në Jug të Brazilit. Karriera e tij sportive filloi me FC Sinop i shtetit Mato Groso. Në shtator të vitit 1990 ai u lojtar i Sao Paolos që në atë kohë drejtohej nga i famshmi Tele Santana, duke qenë zëvendësues i portierit të Kombëtares braziliane, Armelino Donizeti Kuagliato i njohur shkurt me emrin "Zeti". Ishte trajneri Mauricio Ramalhlo, dikur ndihmës i "Mjeshtrit Tele", i cili i mësoi Roxherios artin e gjuajtjeve të lira gjatë stërivitjeve, praktikë të që Ceni mund ta ketë bërë mbi 15 mijë herë. Roxherio e shënoi golin e tij të parë me gjuajtje të lirë më 15 shkurt 1997, në ndeshjen e kampionatin lokal Paulista, në ndeshjen Adnan Uniao Sao Joao - Sao Paulo (0:2), ndërsa më 13 shtator 1997, ai realizoi golin e parë në kampionatin brazilian kundër Botafogos së Rio De Zhaneiros. Goli i tij i parë ndërkombëtar u shënua gjithashtu me gjuajte të lirë, më 25 gusht të vitit 1999, gjatë "Kupës Mercosur", kundër ekipit argjentinas San Lorenzo de Almagro. Portieri kundërshtar argjentinas Gustavo Kampanjuolo ishte dhe portieri i parë, i cili pësoi tre gola në një ndeshje, të gjithë nga goditja e lirë. Deri në maj të vitit 2004, Roxherio Ceni kishte shënuar 29 gola, 26 prej tyre nga goditjet e lira. Goli i parë i tij në "Kupën Libertadores" u shënua kundër skuadrës peruane, Alianza, më 11 shkurt të vitit 2004, po me një goditje të lirë. Në vitin 2005, Roxherio u bë kapiteni i Sao Paolos me të cilën fitoi kampionatin barraziliane, Kupën Libertadores dhe Kampionatin Botëror të Klubeve. Në vitin 2005 ai u votua si lojtari më i mirë i "Kupës Libertadores" dhe në dhjetor të vitit 2005 ai u bë portieri i parë që shënoi gjatë një kampionati të organizuar nga FIFA: një penallti e realizuar kundër kampiones së Azisë, Al-Ittihad (Arabia Saudite). Për Brazilin Roxherio luajti 17 herë, por pa mundur të realizojë, edhe pse u lejua të gjuante disa goditje të lira. Ai ishte pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2002 dhe 2006. Roxherio ka zhvilluar deri më 27 korrik 2007, 618 ndeshje. Ivankov në Tiranë Nga portierët që kanë shënuar më shumë gola, vetëm bullgari Dimitar Ivankov ka luajtur në përbërje të skuadrës turke Kajserispor në Shqipëri, në ndeshjen Tirana-Kajserispor, e vlefshme për takimin e parë të turit të dytë eliminator të Kupës UEFA për sezonin 2005-2006, ku bardheblutë shqiptarë humbën me rezultatin 2-0 dhe ndeshjen e kthimit 4-1. Portierët golashënues 1.Roxherio Ceni (Sao Paolo, Brazil), 76 gola (31/45)* 2.Hoze Kilavert (Montevideo, Paraguaj), 62 gola (45/17) 3.Rene Higuita (Cuacasia, Kolumbi), 41 gola(37/4) 4.Horge Kampos (Puebla, Meksikë), 40 gola (9/31) 5.Xhoni Vegas (Sporting, Peru), 30 (25/5) 6.Dimitar Ivankov (Kajserispor, Bullgari), 29 gola (29/0) 7.Hans-Jorg But (Bajer Lev., Gjermani), 28 gola (28/0) 8.Misael Alvaro (Metapan, El Salvador), 25 gola (16/9) 9.Marko Kornez (Deportes, Kili) 24 (24/0) 10.Dragan Pantelic (Radnicki, Jugoslavia) 22 (21/1) 11.Zharko Lucic (Mladost, Mali i Zi) 21 (21/0) 12.Nizami Sadigov (Turan Tovuz, Azerbaixhan) 21 (12/9) * 31 numri i golave të realizuar me penallti * 45 numri i golave të realizuar jo me penallti