E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Teuta, sfida me tre rezultatet

Besa synon rikthimin te fitorja kundër një Teute, që ende nuk e ka shijuar atë në katër javët e para, por edhe që nuk ka mundur të realizojë edhe golin historik të këtij sezoni.
Pas humbjes 1-0 në Peqin, e shoqëruar edhe me një sfond incidentesh në dhomat e zhveshjes, ende të pazbardhura, tekniku i dytë sezonal i Besës, Ilir Daja kërkon një debutim me fitore përpara tifozerisë kavajase.
Derbi bregdetar mund të "prodhojë" edhe një barazim, pavarësisht se dy presidentët synojnë fitoret.
Ndeshja e fundit midis dy ekipeve prodhoi plot 8 gola në fitoren 5-3 të Besës në Durrës. Durrsaku Bledar Mancaku shënoi dy gola për Besën në këtë takim.
Dy të tjerat e sezonit të kaluar u ndanë të barabarta: 1-0 fitoi Besa në Durrës e 1-0 fitoi Teuta në Kavajë.

BESA-TEUTA
Data: 27.09.2009
Ora: 16:00
Stadiumi: "Besa", Kavajë
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj
Bilanci: 122 ndeshje; 33 fitore Besa, 38 barazime, 51 fitore Teuta. Golat: 117-141
Fitorja e fundit e Besës: 5-3, 17.05.2008
Barazimi i fundit: 1-1, 14.10.2006
Fitorja e fundit e Teutës: 1-0, 01.12.2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›