E Diel, 1 Nëntor 2026

Steven Gerrard lavdëron Rafa Benitez

Steven Gerrard lavdëroi Rafael Benitez për ndihmën që i ka dhënë ai për të përmirësuar lojën e tij, teksa Liverpool do të përballet me Everton.
Mesfushori 28-vjecar nuk luajti në fitoren 2-1 kundër Crewe në raundin e tretë të "Carling Cup", por ai do të udhëheqë skuadrën në sfidën kundër Everton në "Goodison Park".
"Qysh kur Rafa ka ardhur, loja ime është bërë më e mirë", - tha Gerrard.
"Unë preferoj trajnerë si Rafa, që të tregojnë se ku unë jam duke gabuar dhe kur unë duhet të rregulloj ato".
Gerrard pranoi edhe nënshkrimi me sulmuesin Fernando Torres e ka ndihmuar atë në përmirësimin e lojës së tij. Dyshja shënoi një total prej 54 golash së bashku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›