E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa barazon në Ersekë, Dinamo synon kreun në Laç

Kavajasit krijuan më tepër raste për shënim, madje goditën edhe shtyllën kolonjare me anë të Mihanit. Megjitharë, asnjë prej skuadrave nuk u tregua e saktë para portës, duke e mbyllur këtë takim me rrjeta të paprekura.

Në këtë mënyrë, e nist me barazim aventurën e tij te Gramozi trajneri Agim Canaj, kurse për Besën ky është barazimi i dytë pas atij me Tiranën.

Verdhëzinjtë kanë marrë kryesimin të paktën për 24 orë,pasi kanë një pikë më tepër se Dinamo që do të luajë sot në fushën e Laçit.

Përveç duelit Laçi-Dinamo, sot do të luhen edhe dy takime të tjerë, ku Tirana pret në “Qemal Stafa” Kastriotin, kurse Shkumbini luan në shtëpi përballë Teutës.

Ndërkohë që nesër do të luhen dy takimet e fundit, Flamurtari-Vllaznia dhe Skënderbeu-Apolonia.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›