E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkeljet në KESH, Prifti shkarkon Këshilli Mbikqyrës

KLSH ka konstatuar shumë shkelje dhe abuzime me ligjin  dhe fondet publike në KESH dhe ka kërkuar masa të rrepta për KM dhe drejtues të Kesh-it. Ministri Prifti  kerkoi në mbledhjen e parë të organit drejtues të shoqërisë analizimin me përgjegjësi të konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen e administrimit të shoqërisë.

Këshilli Mbikqyrës i sapoemëruar i shoqërisë ka në përbërje të tij personalitete të njohura të ekonomisë, energjitikës dhe akademisë. Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Mbikqyrës zgjodhi si kryetar zotin Pjetër Dema, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë. Z. Dema ka ushtruar më parë detyrën e zv.Ministrit të Energjisë dhe ka qenë kryetar i Entit Rregullator të Energjise. Anëtarë të tjerë të Këshillit të ri Mbikqyrës janë edhe z. Jorgaq Kaçani Rektor i Politeknikut, z. Zef Preçi si edhe ekspertë të tjerë të ekonomisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›