Besa dorehiqet Daiu vjen Haxhiu
Perparim Daiu i ka dhene fund aventures se tij ne krye te Beses ndersa drejtuesit kavajas nuk e lane te ftohej vendi i tij pasi po dje kane emeruar postin e trajnerit teknikun e ri Gert Haxhiu. Besa nenkampione e vendit fituese ne fuqi e Kupes dhe Superkupes se Shqiperise eshte duke bere nje sezon te varfer dhe larg mundesive te futbollit tradicional kavajas. Klubi ne 9 vjet te drejtimit nga presidenti Nexhat Bizhdili ka shenuar nje rekord negativ 31 trajnere te larguar.
Doreheqjet ndash Besa e nisi sezonin me Shpetim Duron por ish-trajneri i Partizanit dha doreheqjen pas javes se katert pas nje barazimi pa gola me Teuten pasi ne 4 ndeshjet e para kishte grumbulluar vetem 2 pike. Ne vend te tij u vu Daiu ish-trajner i Shkumbinit Lacit dhe Kamzes qe e kishte drejtuar edhe dy here te tjera ne rolin e trajnerit kete ekip ne sezonin 2005-2006 prill-maj dhe 2006-2007 java 5-12. Ne fakt me Daiun skuadra kavajase e nisi me nje barazim 2-2 ne Peqin me Shkumbinin madje arriti dhe nje fitore 2-1 me Tiranen por dhe ky nuk arriti te grumbulloje me shume se 6 pike ne 6 ndeshje. Por barazimi i fundit 0-0 ndaj Kastriotit rezultoi fatal per vazhdimesine e punes se Daiut ne krye te skuadres. Menjehere pas ndeshjes ai deklaroi se skuadra nuk po funksionon pas ketij barazimi do te rishikoj pozicionin tim ne klub. Dhe dje ka zyrtarizuar gjithcka duke dhene perfundimisht doreheqjen.
Emerimi - Largimi i tij nuk ishte i papritur ndaj vetem pak ore pas largimit te Daiut presidenti Nexhat Bizhdili perzgjodhi Gert Haxhiun per te ardhmen e pankines kavajase. Vlonjati eshte i treti ne kete sezon qe ulet ne pankinen kavajase ne harkun e 11 javeve ose me sakte fazes se pare. Haxhiu i cili ne te kaluaren e tij ka drejtuar Apolonine Bylisin Skenderbeun e Partizanin do te jete trajneri i trete i Beses dhe i gjashti i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne pankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin. Jam i nderuar qe do te drejtoj nje ekip te madh si Besa eshte nje skuader me emer. Prandaj eshte nje pergjegjesi e madhe ta drejtosh ate nga pankina tha dje Haxhiu menjehere pas marrjes se detyres.
Objektivi ndash Momenti nuk eshte me i miri por tekniku i ri premton rikthimin e munduar te Beses. Sigurisht qe e kam marre stolin ne nje moment te vecante dhe shume te veshtire per vete rezultatet negative dhe pozitat ne klasifikim sqaroi Haxhiu. Nuk do te jete e lehte qe tia dalim mbane por une do te punoj me shume profesionalizem dhe jam i bindur se Besa do te rikuperoje terren ne renditje. Lojtaret e Beses i njoh dhe kjo me ndihmon me shume ne punen time me ben te jem i qete dhe nuk do te humbasim kohe. Gjithsesi do te duhet pak kohe per te arritur rezultatet qe kerkojme nderkohe qe ne ndihme mund te na vijne edhe disa nderhyrje ne merkaton e janarit.
Te larguarit - Doreheqja e Daiut e ka cuar ne shtate numrin e trajnereve te larguar ne vetem 10 javet e para te sezonit 2010-2011 te Kategorise Superiore. Valsi i pankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canaj per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski. Nderkohe qe numri i skuadrave qe kane nderruar nje here ose me shume trajnere arrin ne pese Shkumbini 1 here Bylis 2 Besa 2 Tirana 1 Vllaznia 1.