Rahimi Per grate qe vriten ne Afganistan apo Tirane
Kam lindur ne Kabul ne vitin 1962. Babai im ishte guvernator province. Ne vitin 1973 monarkia u permbys. Ate vit babain tim e arrestuan. Per kater vjet nuk morem asnje lajm prej tij. Ne vitin 1978 pati nje grusht shteti qe u pasua nga pushtimi sovjetik. Ky ishte fillimi i ferrit per vendin tim. E lashe Afganistanin ne vitin 1983. Eca nente dite ne bore arrita mes maleve ne Pakistan dhe perfundova duke kerkuar azil politik ne France. Prej atehere jetoj ne Paris. Shpesh bej kete rruge ndaloj te ky lume. Eumlshte lumi Sena. Eumlshte edhe Sena ime.
Ky burre i cili nuk kalon kurre pa vemendje ndersa ecen ne Saint Mishel eshte Atik Rahimi. Ne France e njohin si te huajin qe mori cmimin me prestigjioz te letersise franceze Goncourt. E mori ne vitin 2008 per librin tij te katert Guri i durimit qe erdhi pas tre librave kthyer ne skenare filmash botuar ne dhjetera gjuhe nderuar me shume cmime ne te gjithe boten e letrave.
Atik Rahimit nuk i ka munguar kurre vemendja e grave. Dhe cmimin e madh e fitoi me nje liber per grate. Per grate e vendit te tij dhe vendit tim.
Grate qe vriten nga burra qe vrasin.
Atik Rahimi ia kushtoi Gurin e durimit nje poeteshe 25-vjecare Nadia Anxhuman e vrare nga burri sepse lexoi ne publik pak vargje te krijuara para marteses.
Ti mund tia kushtosh kete liber qe nga Erieta deri te Merita cdo gruaje qe e vrane pse donte te jetonte.
Ky liber te thote ate qe ti e di por ai ta perserit - Burra ne Afganistan apo Tirane mos beni lufte beni dashuri.
Do te doja menjehere tju pyesja dicka rreth Afganistanit meqenese aty sapo mbaruan zgjedhjet pastaj kthehemi ne atdheun tuaj te dyte ne France. Cfare po ndodh tani ne Afganistan pas zgjedhjeve
Per fat te keq ajo cka po ndodh ne Afganistan njihet nga te gjithe nepermjet mediave. Ishin zgjedhjet legjislative se fundmi te cilat u zhvilluan nen nje tension te jashtezakonshem. E kjo pasi shteti afgan i vendosur nga amerikanet dhe perendimoret eshte nje shtet qe nuk ka ditur te negocioje me boten dhe te fitoje besimin e popullsise dhe per me teper ai nuk ka mundur ta perballoje tensionin e terroristeve pasi ne kete qeveri ka njerez te korruptuar. Gjithashtu nuk ka vullnet nga drejtuesit e vendeve fqinje qe paqja te vendoset ne Afganistan. E perse Sepse kjo gjendje per fat te keq u vjen per shtat te gjitheve pervec popullit. Keto tensione kjo tragjedi kjo drame e perditshme u interesojne edhe trafikanteve te droges talebaneve Al Kaedes madje edhe disa organizatave humanitare qe jane atje jo te gjithave por disave po si dhe politikes strategjike dhe gjeopolitike te disa vendeve ne rajon.
Nje nga momentet qe me ka pelqyer me shume te Toke dhe hi eshte qe djalit te cilit i ka ikur degjimi nga bombat mendon se njerezve u ka ikur zeri. Ai eshte shurdh por mendon se te tjeret jane memece...
E kam shkruar kete liber ne vitin 1996. Sigurisht qe ne ate kohe mendoja shume ne lidhje me situaten afgane. Viti lsquo96 gjate te cilit e kam shkruar kete liber eshte viti i ardhjes ne pushtet te talebaneve ne Afganistan. Vendi dilte nga ajo katastrofe e luftes civile dhe binte ne nje gjendje tjeter dhune qe ishte ajo e talebaneve ne nje barbari tjeter. Asokohe i beja shume pyetje vetes. Ky liber dhe shkrimi i ketij libri me ka lejuar te reflektoja dhe te mendoja pak mbi kete situate ne vend. Ne kete liber gjejme tre breza plaku qe perfaqeson te kaluaren e Afganistanit traditat e tij nostalgjine e tij dhe pastaj djali i plakut qe punon ne minieren e qymyrgurit. Dhe kete djale nuk e shohim kurre ai eshte i munguar sepse ai eshte brezi im nje brez qe mungon ngaqe ndodhet ose ne frontin e luftes ose ne mergim. Nje brez i tradhtuar nga rezistenca afgane Al Kaeda nga islamiket komunistet afgane sovjetiket intelektualet afgane nga te gjithe. Dhe pastaj e ardhmja ne romanin tim Toke dhe hi perfaqesohet nga djali i vogel qe eshte shurdhuar. Dhe fatkeqesisht ajo cka po ndodh ne Afganistan eshte pikerisht kjo lufta ka krijuar nje brez te shurdhet nje brez te mbledhur ne vetvete. Ndaj dhe nuk arrihet te dilet nga kjo situate. Nuk ka me komunikim mes brezave ai qe arrin te flase nuk mund te degjoje ai qe degjon nuk mund te flase ai qe di te flase dhe te degjoje eshte i munguar.
Nje vend qe ka pasuri natyrore nje vend qe eshte udhekryq gjeostrategjik nje vend qe ka njerez te mrekullueshem nje vend qe perpos ketyre ka 20 vjet i mbushur me probleme akoma ka korrupsion terrorizem aty ende vidhen votat. Une flas dhe shume prej gjerave qe shoh tek Afganistani i shoh edhe ne vendin tim. Cili eshte fati i ketyre popujve si ia bejne keto vende tia dalin apo kane fatin te shenjuar
Faktikisht si edhe Shqiperia Afganistani eshte ne udhekryq te qyteterimeve te ndryshme te fiseve te ndryshme eshte pra nje lloj kryqezimi. Shqiperia eshte midis Italise vendeve te Lindjes Veriut dhe Jugut. Edhe Afganistani eshte pak a shume keshtu. Vetem se Afganistani ndodhet ne ekstremitetin e kesaj bote dhe eshte vertet ne kufi te qyteterimit indoeuropian dhe nje qyteterimi tjeter qe eshte qyteterimi kinez dhe ai indian. Jane dy mendime krejt te ndryshme dy vizione te botes krejtesisht te ndryshme. Sigurisht jane vende me burime te medha njerezore intelektuale dhe kulturore. Por sikurse e thate edhe ju fatkeqesia e ketyre vendeve eshte pozita e tyre gjeografike ne rajon. Po perse nuk ia dalin dot mbane Sepse nuk ekziston vullneti i duhur as jashte vendit dhe as brenda tij. Ja shikoni per shembull ne vitin 1963 Afganistani ka qene monarki kushtetuese demokraci. Ka pasur tri gra ministre gje qe nuk ekzistonte ne vende te tjera. Madje edhe zviceranet ia kane dhene te drejten e votes grave ne vitet lsquo70-lsquo80 nuk ka shume kohe. Nderkohe qe ne Afganistan gruaja kishte jo vetem te drejte te votonte por ishte edhe ne qeveri. Por kjo demokraci ky vullnet per liri nuk iu interesonte jo vetem disa politikaneve afgane fese por edhe fqinjeve as sovjetikeve te asaj kohe as Iranit as Pakistanit as Kines sigurisht. Duhej tronditur kjo qeveri ky shtet. Dhe kete gje bene. Ne vitin 1978 kur u be grushti i pare i shtetit nga komunistet ne gjashte muaj ata vrane 20000 intelektuale afgane. Dhe intelektualet e tjere inteligjenca afgane iku ne Pakistan. Por ne Pakistan islamiket qe e shtine ne dore rezistencen afgane nuk i pranonin intelektualet afgane. Ka shume intelektuale afgane qe jane ekzekutuar vrare ne Pakistan mes tyre edhe poeti i madh mendimtari i shquar filozofi afgan Majrouh i cili ka shkruar nje liber vegimtar te titulluar Ego-Monstre. Ai e shihte te ardhmen e Afganistanit ne imazhin e islamikeve. Ai u vra mes shume te tjereve. Pra shumica e intelektualeve shumica e politikaneve afgane jane larguar nga Afganistani nga Pakistani per tu strehuar ne France ne Gjermani ne Shtetet e Bashkuara. Keshtu u shkaterrua trupi intelektual afgan. Nje vend qe nuk ka lidere shpirterore politike dhe kulturore eshte i denuar te mbetet ne injorance. Nga ana tjeter pas luftes afgano-sovjetike nuk u la populli afgan ta qante perfundimisht te kaluaren e tij kete lufte. Pati nje milion te vdekur. E kush me mire se ju mund ta dije ashtu sic e tregon ne vepren e tij te mrekullueshme Ismail Kadare kur flet per gjakmarrjen se ne vendet ku ligji i gjakmarrjes eshte sundues sigurisht qe dhuna nuk ndalet kurre. Kur nuk e qan te kaluaren tende bie vetvetiu ne dhune.
Ju gjetet nje zgjedhje tjeter. Edhe pse ju duket sikur endrrat vazhdoni ti shikonit ne Afganistan ju iket e late ate vend. Eumlshte kjo nje zgjidhje
Po ne fakt une jam rebel nuk mund te qendroj ne te njejtin vend. Shume i ri ne moshen 16-vjecare u largova nga Afganistani shkova ne Indi. Jetova thuajse nje vit atje. Dhe pastaj u riktheva ne Afganistan ika perseri. Vete jam nje njeri qe i pelqen te levize jam endacak ne mendim. Ndoshta sepse i lidhur pas krijimit pas shkrimit vendi im i vetem toka ime e vetme eshte fleta e bardhe.
E mbani mend diten kur iket
Po. Ne vitin 1984 ishte ne mes te luftes afgano-sovjetike vendosa te largohem nje here e pergjithmone nga Afganistani. Duhej te largohesha ne menyre te fshehte. Nuk kisha te drejte te kisha pasaporte. Ishte dimer pas nente ditesh dhe nente netesh ecje arritem ne kufirin afgano-palestinez. Binte bore. Kur arritem aty personi qe na ndihmoi te kalonim kufirin na kerkoi te ndalonim dhe te shikonim pas nesh per te pare edhe nje here te fundit token tone. U ndalem pame pas nesh ishin gjurmet e hapave tona ndersa ne anen tjeter te kufirit aty ku niste mergimi niste toka e bardhe nen debore si nje flete e bardhe bosh. Dhe aty thashe me vete Ah kjo eshte e ardhmja jote kjo eshte jeta jote ti duhet ta mbushesh kete flete te bardhe.
Ishte e veshtire te fillonit te shkruanit ne ate flete te bardhe Ju ishit nje i huaj ne Parishellip
Shiko ne fillimhellip kam nisur te shkruaj ne moshe shume te re ne moshen 13-14-vjecare dhe me pas kam shkruar jo pak ne revistat dhe gazetat ne Afganistan. Por kur ika nga Afganistani dhe mberrita ne France hoqa dore nga shkrimi. Nuk mund te shkruaja ne frengjisht dhe as te shkruaja ne persisht. Per ke Perse Pra kerkoja nje gjuhe tjeter nje gjuhe te arritshme per mua permes se ciles te mund te shprehesha. E pra per kete arsye u orientova drejt kinemase drejt imazhit. Bera studimet ne fushen audio-vizuale kam bere disa filma dokumentare. Vetem ne 1996-n rinisa te shkruaj jo ne frengjisht por ne persisht dhe e bera pikerisht per te qare perfundimisht tim vella qe ishte komunist dhe e kishin vrare gjate luftes. Pra shkruaja vertet sa per veten time nuk doja ti botoja. Ishte nje mikja ime perkthyese e cila deshi ti perkthente dhe i dergoi ne shtepite botuese ku i pranuan. Kjo eshte e gjitha. E keshtu vazhdoi si nje aventure. Nuk doja te botoja. Por ishte fatihellip
Si ishte momenti i suksesit te pare Cili ishte momenti kur fati juaj u takua me suksesin
Suksesi i pare erdhi me Toke dhe hi. Shtepia botuese P.O.L.me thirri. Shkova dhe me dhane artikullin e pare kritiken e pare qe kishte dale. E lexoja e nuk arrija ta besoja. Ne ate periudhe ne vitin 2000 kur doli libri im Afganistanin e kishin lene ne harrese askush nuk fliste per kete vend. Dhe ja papritur gazetat dhe revistat flasin per Afganistanin permes librit tim. Doja te bertisja te qaja. Dhe pastaj te shohesh per shembull ne bulevardin Saint Germain ne nje librari shume te njohur qe dikur kishte qene libraria e Sartrit qe i kishin kushtuar vitrinen librit tim Toke dhe hi me fotografi e te tjera. Dhe aty nisa te pickoj veten e te them Hajde zgjohu kjo nuk eshte vecse nje enderr nuk eshte e mundur. Eumlshte e vertete qe ne fillim edhe me shkonte mendja se mos po ndodhte keshtu sepse nuk kishte shkrimtare te tjere afgane. Cfare po ndodhte Por me pas kur takohesha me publikun dhe shikoja se sa e pelqenin shkrimin tim dhe jo thjesht subjektin atehere nisa te marr besim ne vetvete.
Patet ndonje shkrimtar francez qe ju bekoi nje shkrimtar i vdekur ose i gjalle Per shembull Dyras ishte nje perendi per ju
Ah po kjo eshte e cuditshme e madje turbulluese. Sepse une nuk e njihja Dyrasin perpara. Ne Afganistan kur isha ne Kabul perpara se te largohesha nga vendi frekuentoja Aleancen Franceze. Dhe aty pashe filmin Hiroshima dashuria ime. Nje enderr. Me beri shume pershtypje ky film ne menyre te vecante dialogu i tij. Nuk kuptoja mire frengjisht nuk kuptoja thuajse fare. Por ndieja nje poezi te jashtezakonshme ndieja dicka. Po cfare Fare rastesisht me ra ne dore perkthimi ne persisht i librit Hiroshima dashuria ime. Ishte nje zbulim i mrekullueshem. Kur mberrita ne France ishte viti 1985 kudo ne te gjitha vitrinat shikoja librin e Dyrasit Dashnori. Ishte viti kur ajo sapo kishte marre cmimin Goncourt dhe ishte pikerisht viti kur shtepia botuese P.O.L. kishte nenshkruar me Dyrasin per te botuar veprat e saj origjinale. Dhe libri i pare qe une bleva ne France ishte pikerisht Dashnori i Dyrasit. Une doja ta mesoja gjuhen frenge nepermjet letersise permes ketij libri. Te them te verteten e dashura ime e gjuhes ishte Dyras. Dhe eshte per te ardhur keq qe nuk u bera i dashuri i saj. Kur une shkrova librin e pare qe me beri te njohur ne 1996-n ishte viti kur Dyrasi vdiq.
Libri juaj i pare ne frengjisht eshte edhe libri qe mori cmimin Goncourt eshte libri me i suksesshem me i perkthyeri 8232 Guri i Durimit. Pse ne frengjisht
Nuk e di. Vertet sinqerisht. Ne fillim nuk doja te shkruaja ne frengjisht por fjalia e pare me doli ne frengjisht. U perpoqa me pas te shkruaja ne persisht por nuk me dilte asnje fjale. Pata nje bllokim. E rinisa ne frengjisht. Dhe ecte fjalet me bombardonin sikurse thote Dyrasi dhe vazhdova. Dhe vazhdova edhe per kuriozitet te shkruaja ne frengjisht per te kuptuar se perse ky tregim ky liber nuk arrinte te me dilte ne persisht ne gjuhen time amtare. Dhe tani sigurisht me nje lloj distance une mund te jap nje arsye. Se pari kjo vinte pasi ne kete liber une prek tabute prek disa tema shume te diskutueshme ne vendin tim. Dhe ne gjuhen time amtare ti nuk mund tia lejosh vetes kete. Sepse gjuha amtare ti imponon keto kufizime keto tabu. Sepse permes kesaj gjuhe ti nis te njohesh boten familjen nenen tende fene tende. Eumlshte gjuha me te cilen ti ke nje lidhje shume intime thuajse memesore. E pra eshte e veshtire te shkelet kjo gjuhe. Dhe prandaj ne cdo vend madje edhe ketu ne France sa here qe shkelen parimet e nje gjuhe krijohen skandale. Dhe une per fat te keq nuk jam aq i forte sa te duroj skandalet ndaj i kerkova nje gjuhe tjeter te me mbeshteste.
Thone qe fjalet e dashurise i thua me lehte ne gjuhen e huaj ashtu si dhe sharjet e keqija. Me cduket edhe rrefimet me te thella me te sinqerta e te verteta i keni me lehte ne gjuhen e huaj.
Nuk e di. Por ka telashe dhe perparesi. Gjuha amtare te lejon per te shprehur me mire emocionet per te qene shume prekes ndoshta here pas here teper intelektual. Por nese duam te shkojme drejt thyerjes se tabuve e kemi pak te veshtire te pakten une nga ana ime. Dikush tjeter mund te thote te kunderten. Por eshte e vertete qe ne nje gjuhe tjeter ne i mesojme shume shpejt fjalet sharese fjalet e pista etj. etj. dhe kjo pikerisht sepse eshte nje gjuhe tjeter. Madje edhe dashuria nuk mund te besh dashuri me nenen tende. Per mua gjuha frenge eshte sikur te ishte gjuha e se dashures sime. Ndersa gjuha ime amtare eshte nena ime. Vec kesaj gjuha tjeter ka ndikimin e vet edhe ne mendimin tone ne strukturimin e mendimit tone. Po iu jap nje shembull shume te thjeshte. Ne gjuhen time amtare ne persisht nuk ka nyje nuk ka gjini mashkullore dhe femerore. Eumlshte barazi e plote. Pra nuk ka ai dhe ajo. Atehere ne librin tim Guri i durimit personazhet jane pa emer une i quaj ata ai ose ajo. E pra ne persisht une nuk mund ta shkruaja nje liber te tille. Do te isha i detyruar te shkruaja vazhdimisht gruaja/burri. Do te dilte shume e ngarkuar. Dhe do te isha i detyruar te gjeja nje strukture tjeter nje menyre tjeter te shkruari. Por gjuha frenge me lejoi te shkruaj pikerisht ne kete menyre ku personazhet nuk kane emra. Gjithcka zhvillohet ne nje dhome dhe une mund te shkoj nga nje personazh te tjetri pa veshtiresi pa e renduar shkrimin etj. Dhe ne kete kuptim kjo ndryshon madje edhe vete strukturen e tregimit. E pra une jam i bindur se gjuha e strukturon mendimin. Sikurse thoshte Lacan ai shkonte edhe me tej pavetedija jone eshte e strukturuar si gjuha.
Ky liber pa emra i kushtohet Nadias dhe i kushtohet nje gruaje me inicialet M. D.
Nadia Anxhuman sigurisht. Sepse ishte jeta e saj vdekja e saj elementi shperthyes. Ne vitin 2005 kur mesova vdekjen e saj disa dite me pas shkova te takoja te shoqin qe ne ate kohe ishte ne burg dhe atje kishte tentuar per tu vetevrare duke futur benzine ne vena. Nuk kishte vdekur ishte ne spital ne koma. Dhe duke e pare nga larg thoja me vete se nese do te isha grua do ti rrija prane per ti thene gjithcka nje grua mund te kete brenda saj. Sa per inicialet M.D. ky eshte sekret.
Na pelqen gjithmone te pyesim per sekretet. Pse na pelqejne kaq shume
Po ta tregoja nuk do te quhej me sekret. Ne mendimin mistik persian ka pasur nje figure shume te rendesishme emblematike qe ka jetuar ne shekullin XIII-XIV. Ai shkruante poema tregime anekdota traktate. Dhe diku ai tregon nje histori te shkurter te mrekullueshme ku thote i dhashe se dashures sime nje perle te thyer. Ajo me pyet se perse nje perle te thyer. Une i them qe ti te me pyesesh perse. Shpesh ne na pelqen te futemi ne mister thjesht qe te tjeret te na pyesin e jo per te dhene ndonje pergjigje.
Ajo gruaja qe i flet nje burri dhe i thote gjera qe grate nuk ia tregojne as vetes. Si i behet te kuptosh cfare nje grua do te thote. Si i behet te kuptosh zerin e nje gruaje qe nuk ka ze Si ia dolet ju te kuptonit nje grua
Fillimisht une nuk doja te vihesha ne vendin e nje gruaje. Une doja te hyja ne rolin e ketij burri qe ishte ne koma. Nese do te isha burre dhe nje grua do te me fliste per gjera te tilla mbi deshirat e saj mbi endrrat e saj cfare mund te ndodhte ne koken e nje burri. Atehere vazhdova por e kisha te pamundur te vihesha ne vendin e ketij burri. Por nuk kam zene as vendin e nje gruaje. Me shume ishte kjo grua qe hyri tek une. Ajo eshte fajtorja. Me duhet te gjej se si mundi ajo te hyje tek une. Sepse pasi e shkrova kur rilexova cfare kisha shkruar u frikesova. Nisa madje te kem dyshime edhe ne lidhje me seksualitetin tim.
Cfare e ben nje grua te flase a e keni bere ju ndonje grua te flase pervec se ne liber
Po sidomos grate afgane. Kur shkoj ne Afganistan une flas shume me to. Une kam qene shume me i afert me motrat e mia se sa me vellane. Flas me shume me nenen time sesa me babane megjithese i dua qe te dy. Por eshte fakt qe flas me shume me grate. Dhe shpesh kam pasur me shume mike vajza e gra se sa djem dhe burra. Eumlshte kjo nga njera ane. Dhe nga ana tjeter pas talebaneve eshte folur kaq shume per grate afgane. Gjate gjithe kohes grate afgane ishin nen percen e tyre te gjithe flisnin per depresionin e tyre por askush nuk fliste per endrrat per vegimet e tyre per shpirtin e tyre. Flitej per situaten e tyre politike per gjendjen e tyre shoqerore. Por duhej futur brenda tyre. Nje grua afgane si te gjitha grate e botes enderron ka perfytyrimet e saj ato jane gra mistrece dinake. Nuk jane vetem viktima nen perce. Jo. Dhe kjo me revoltonte. Une doja pikerisht te flisja per nje grua te tille afgane. Shpesh me thone se nje grua afgane nuk mund te jete si ajo. E si mund ta dine Madje edhe gra afgane kane ardhur te me shajne duke me thene se perse e paraqisni nje grua afgane ne kete menyre si nje putane etj. Pikesepari une i adhuroj putanat i respektoj shume ato jane shume te guximshme kane nje dinjitet te jashtezakonshem. Se dyti kur lexojme per shembull Zonjen Bovari a mund te themi se te gjitha grate franceze jane si zonja Bovari Romani eshte thjesht roman. Ndoshta grate afgane nuk jane keshtu por ajo qe une deshiroj per to eshte qe ato duhet te flasin. Dhe pikerisht qe gruaja afgane te arrije te flase duhet qe burri i saj te jete ne koma.
Jo vetem nje femer afgane duhet ta kete burrin ne koma qe te mund te flase kam frike se edhe shume te tjera ne vendin tim ne vendet ku jetojme gjithandej.
Ndaj edhe une shkruaj ne librin tim Diku ne Afganistan ose gjetke. Per mua kjo eshte letersia. Kjo fjali nuk eshte thjesht nje lloj koketerie nje lloj paburrerie qe te mos sulmohem ne vendin tim. Por letersia eshte e tille ndodh edhe diku tjeter. Ndaj edhe kur lexoj nje liber te Ismail Kadarese une arrij te kuptoj te pranoj gjerat. Veprat e tij me flasin mua. Kur lexoj Plaku dhe deti te Heminguejit perse ai liber flet brenda meje nderkohe qe une nuk kam asgje te perbashket me ate plak Po kjo eshte letersia qe duhet te te coje diku gjetke te vere fjale aty ku nuk ka.