E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi sulmohet nje tjeter gazetar Medvedev Duhen zbuluar autoret

Incidentet Kjo ngjarje pason ate te pak diteve me pare kur nje tjeter gazetar antiqeveritar u rrah per vdekje

Sipas asaj qe raportojne mediat ruse nje tjeter gazetar rus eshte rrahur keqas ne sulmin e dyte te tille brenda pak diteve ne Moske. Anatoliy Adamchuk nga Zhukovskiye nje zone ne rrethinat e Moskes ka pesuar demtime te medha ne koke sipas njoftimeve te bera nga agjencia e lajmeve Ekho Moskvy. Ne momentin e sulmit Adamchuk ishte duke hyre ne redaksi. Po sipas mediave lokale dje eshte shtruar ne spital edhe Sergei Mikhailov drejtor i nje te perditshmeje ne Saratov. Agjencia Ria Novosti raporton se gazetari u gjet pa ndjenja jo shume larg shtepise se tij.
Kjo ngjarje pason ate te pak diteve me pare kur nje tjeter gazetar antiqeveritar Oleg Kashin u qellua per vdekje jashte shtepise se tij ne Moske. Kashin ndodhet ne koma dhe sipas mjekeve shpresat per te mbijetuar jane te pakta. Pamjet e sulmit ndaj Kashin jane shfaqur ne internet madje jane transmetuar edhe ne televizionin shteteror. Incidentet e perseritura me njerezit e medias qe po behen gjithmone e me te shpeshta ne Rusi kane rritur presionin ndaj Kremlinit per te hetuar mbi rastet e dhunes. Edhe kesaj radhe mendohet se motivi i sulmit ka lidhje me profesionin. Adamchuk pak dite me pare pati shkruar nje shkrim per arrestimin e femijeve qe kishin protestuar per prerjen e pyllit te Khimkit shkruan agjencia Ekho Moskvy. Dy persona te paidentifikuar e sulmuan ate nga mbrapa duke e qelluar pas koke. Me pas ata e goditen edhe disa here radhazi kur ishte i shtrire ne toke dhe pa ndjenja deklaroi gazetari Sergey Grammatin nje koleg i Adamchuk. Edhe Kashin qe u sulmua dy dite me pare kishte raportuar rreth protestave qe kundershtonin prerjen e pyllit per ndertimin e autostrades nje projekt qe tashme eshte lene pezull nga qeveria. Por sipas agjencise se lajmeve Interfax rajoni i Khimkit ka mohuar zerat se sulmet e gazetareve kishin lidhje me ngjarjet e ndodhura aty. Nderkohe ne xhirimin prej 90 sekondash qe qarkullon ne internet dhe televizione ka si qellim te tregoje sulmin ndaj Kashinit gazetar i se perditshmes ekonomike Kommersant. Ne filmimin bardhe e zi dy njerez shihen teksa godasin gazetarin vazhdimisht me nje shufer hekuri. Kashin qe u sulmua jashte apartamentit te tij ne Moske ne oret e para te se shtunes ka nje sere frakturash ne koke kembe dhe duar. Presidenti Dmitry Medvedev urdheroi menjehere nisjen e hetimeve dhe gjetjen e autoreve. Nga ana tjeter nje grup gazetaresh ruse i kane shkruar nje leter te hapur Presidentit Medvedev me qellim qe ta beje sigurine per jeten e gazetareve nje prioritet. Ne leter shkruhet se 8 gazetare ruse jane vrare kete vit ndersa me shume se 40 te tjere jane sulmuar. Sipas organizatave per te drejtat e njeriut qe prej vitit 2000 19 raste te vrasjeve te gazetareve kane mbetur te pazbuluara dhe hetimet per to vazhdojne ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›