Besa i falet golit te Parid Xhihanit
Besa-Shkumbini
Shenues: Xhihani 11'
Nje gol i shenuar nga Parid Xhihani ne minuten e 11-te te perballjes mes Beses e Shkumbinit, ka qene i mjaftueshem qe verdhezinjte te siguronin tre pike me vlera dhe te afrohen ndshjeshem me vendin e trete ne renditje. Kavajasit e drejtuar nga Sulejman Starova, nuk kane vuajtur shume teksa qe ne shkembimet e para te topit. Starova i pati besuar qe ne fillim treshes qe permbysi gjithcka kunder Partizanit nje jave me pare dhe ishin pikerisht pasimet e sakta me Fortunat e Shaqirit qe kane nxjerre ne pozicion te volitshem Xhihanin, i cili godet fort ne hyrje te zones se rreptesise duke mposhtur portierin Llani. Pjesa e mbetur e takimit kishte perpjekje nga te dyja ekipet per te shenuar, por minuta e 11-te mbetet ajo vendimtarja dhe Besa e sheh veten ne kuoten e 31- pikeve, dy me pak se Tirana e Elbasani qe mbajne vendet 3 e 4 ne klasifikim.