Kapiteni Cana: Jam krenar per Pavaresine!
Jeton Selimi
Nuk kishte sesi te mungonte edhe nje deklarate e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Canes, mesfushori i kuqezinjve qe e ka ndjekur nga Parisi ngjarjen historike. Ne prag te ndeshjes kunder ish-klubit, Loriku ka shijuar me qetesi fitoren e pare te djeshme: Pavaresine e Kosoves! Prej kohesh te fokusuar ne kete ngjarje, lojtaret kosovare e jo vetem, prisnin nga casti ne cast deklaraten e Pavaresise, te cilen e lexoi dje kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Loriku ndjehet krenar per krijimin e shtetit me te ri ne bote, ndjehet krenar per te gjithe kombin e tij shqiptar. "Eshte dicka qe me ka kenaqur vertet shume dhe qe ne e prisnim prej shekujsh. Duhet ta shfrytezojme kete pavaresi per te bere progres. Jam i lumtur per familjen time dhe per njerezit atje. Populli e meritonte. Jam vertet krenar qe arritem te shpallnim pavaresine".
Lindur me 27 korrik te vitit 1983 ne Prishtine, Lorikut i eshte dashur te arratiset nga vendlindja e tij per te shkuar ne Zvicer bashke me familjen duke kerkuar azil politik gjate luftes ne ish-Jugosllavi. Me pas, Cana kaloi ne France dhe u vendos ne Paris, per te ardhur tre vjet me pare ne Marseje gjate transfertave te veres. Lider i Kombetares kuqezi dhe i "Velodrome", Canes i ka mbetur nje peng i vetem: duke qene se dje ishte klasikja franceze mes Marsejes dhe PSG-se, ai nuk ka mundur dot te shkeputet qofte edhe nje cast per t'u bashkuar me shqiptaret e tjere qe festonin pavaresine ne Kosove. "Do te doja shume te isha aty dje, por kisha nje impenjim te madh me Marsejen", perfundoi buzagaz lojtari i Kombetares shqiptare.