E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijera njerez ne shesh per te festuar

Nga Sheshi Nene Tereza e deri ne Sheshin "Skenderbej", mijera njerez kane ,bere "shetitjen e Lirise". Turma ka levizur ne drejtim te sheshit kryesor te Tiranes, duke mbajtur ne duar flamuj, te cilet e kane kuqeluar mbare bulevardin. Ndersa mjaft patriote te tjere kane ngjyrosur fytyren, duke shkruar Kosove dhe "Shqiperi".
Kemi shitur shume me teper se per ndeshje
Ndersa deri dje ndeshjet me te huajt kane mbajtur rekord per nga numri i shitjes se flamujve, ky rekord u thye. Disa ,shites te tregu Cam pohuan dje se "kemi shitur 100 flamuj, deri ne oren 1 te drekes". Ky numer eshte quajtur nga ata shume i madh dhe i kenaqshem. Nje flamur mesatar 1x1 kushtonte dje 500 leke, ndersa nje me i vogel, 400 leke te rinj. Megjithate, atdhetaret nuk kane dashur t'ia dine. Ata kane shpenzuar edhe parate e fundit vetem e vetem per te shprehur solidaritetin per pavaresine e shtetit me te ri, atij te Kosoves.
"Tirana pa makina", zbatohet urdhri
Nga ora 10 deri ne oren 18.00 rruget dhe sheshet kryesore te Tiranes kane qene ne dispozicion te te moshuarve e femijeve, grave e burrave, vajzave e djemve, te cilet kane marre pjese ne shetitjen e lirise Nje gje te tille ata e kane bere ndersa rrugeve nuk qarkullonte as edhe nje makine. Qeveritare e qytetare te thjeshte, vizitore e njerez qe do te gjenden kete dite ne Tirane kane levizur ne kembe, me familjen, miqte e bashkeqytetaret tane ne nje dite qe ne jeten e nje njeriu eshte e paperseritshme e qe ne historine e nje populli mbahet mend me shekuj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›