Matjanet festojne pavaresine e "vellezerve"
Luljeta Ndoka
Pavaresia qe moren "vellezerit kosovare", ka qene shkaku qe ka sjelle tre matjane ne kryeqytet per te perjetuar momentet me te bukura ne shesh. Dionis Doku, Mishel Dragoni dhe Besim Doku shetisin pergjate Bulevardit "Deshmoret e Kombit", te veshur me kostume popullore dhe te mbeshtjelle me flamuj te kuq.
"Falenderojme Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe te gjithe mbeshtetesit e tjere qe cuan ne nenshkrimin e aktit te pavaresise, thote Besimi. Ndersa Mishel Dragoni pohon se eshte e vertete qe kosovaret kane gati nje shekull qe vuajne, por me mire vone se kurre. "Ata jane shtet me vete tashme. Kosovaret duhet te lene gjithcka prapa kraheve dhe te shohin perpara. Per ta nis nje epoke e re", thote Misheli. Me pas, ai shprehet se shkaku se pse ndihet aq i lumtur, eshte fakti se shqiptaret e Shqiperise nuk kane asnje dallim kombi, gjuhe, traditash me ata te Kosoves.
"Casti i madh erdhi"! Kete moment kane ardhur per ta festuar edhe disa dibrane babaxhane, te cilet shprehin solidaritetin e tyre ne kete dite te madhe. "Baca Hysen eshte 70 vjec dhe keto dite po qendron tek e bija te cilen e ka te martuar ne Tirane. Ai eshte i vendosur ta shohe koncertin edhe pse eshte shume ftohte. Ora ka shenuar 15.00, por baca Hysen do te prese deri ne oren 17.30 per te festuar bashke me te rinjte, me ate brez, i cili pas disa dekadash do t'u rrefeje femijeve dhe niperve te tyre se si e perjetuan diten e madhe te shpalljes se pavaresise se Kosoves.