E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa kerkon Minas Osmanin

RESHAT IBRAHIMI - Mesfushori majtak i Metalurgut te Shkupit ne Maqedoni, Minas Osmani, është vënë në shënjestër të skuadrës shqiptare Besa nga Kavaja. Burimet e gazetës “Lajm” bëjnë të ditur se Osmanit i është bërë një ofertë nga drejtuesit e klubit verdhezi, por ka mbetur të shihet se si do të rrjedhin punët në ditët në vazhdim.
Sipas këtij burimi, Besa është duke e kërkuar me çdo ngulm 24-vjeçarin e Metalurgut, pasi kanë nevojë për një lojtarë me kualitete si të tija. Në anën tjetër, i kontaktuar nga “Lajm”, Osmani ka theksuar se ai hë për hë është lojtar i Metalurgut dhe se ka kontratë me klubin deri në qershor të 2010-ës.
“Nuk e di a mundem t’i marrë dokumentacionet nga Metalurgu, sepse me klubin e kemi marrëveshjen që të jem i lirë në çdo gjashtë muaj. Megjithatë, deri të premten do dihet gjithçka. Mandej edhe trajneri i ri, Tasevski më ka thënë se pret shumë nga unë në sezonin pranveror dhe se taktika e lojës së tij do të varet nga loja ime. Për interesimin e Besës s’mund të them asgjë, ngase nuk është vetëm ky klub që interesohet për mua. Është koha e merkatos së janarit dhe natyrisht ofertat nuk mungojnë në këtë periudhë”, tha ai.
Nëse Osmani vendos që të përforcojë radhët e Besës, atëherë do të jetë shqiptari i pestë nga Maqedonia, i cili do të luaj për kavajasit. Më herët fanellën e kësaj skuadre e kanë veshur Suat Zendeli, Zekerija Ramadani, Arben Nuhiu dhe Artim Shaqiri. Në Kampionatin shqiptar, nga 16 ndeshje të luajtura, Besa renditet e dyta me 30 pikë, 12 më pak se lideri Dinamo e Tiranës.Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›