E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sirena italiane për Jahmir Hykën

(ALBANIA SPORT) - Sirena nga dy skuadra italiane për fantazistin shqttpar të Mainz 05, Jahmir Hyka. Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar në merkato, Tuttomercatoweb.com.
 
Sipas saj, nëse vitin e kaluar dështoi tratativa e kalimit të mesfushorit të Kombëtares te Palermo, pasi Mainc nuk pranoi këmbimin me Maurizio Ciaramitaro, tani Jahmir Hyka i ka të gjitha mundësitë të luajë në fushat e Serie A italiane.
Fantazisti i Mainz 05 ndiqet nga dy skuadra italiane dhe ekzitojnë mundësitë që Hyka të zbarkojë në Itali me formulën e huazimit, por e shoqëruar kjo me të drejtën e blerjes së kartonit.
Hyka ka qenë më parë pjesë e Rozenborg në Norvegji dhe Olympiakos në Greqi, përpara se të luante me Tiranën. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›