Chievo Verona ndjek Elis Bakajn

(ALBANIA SPORT) – Elis Bakaj mund të bashkohet me Erjon Bogdanin te Chievo Verona në Serie A. Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar në merkato, Tuttomercatoweb.com.
Sipas saj, Chievo Verona është duke ndjekur mesfushorin 22-vjeçar të Dinamos, njëherësh edhe golashënuesin më të mirë në 17 javët e para, 10 gola.
Drejtuesit e Chievo Verona kanë parë disa DVD-i nga ndeshjet e ish-lojtarit të Partizanit dhe priten të nisin bisedimet me futbollist dhe agjentin e tij. Për Bakajn kanë shfaqur interes edhe gjermanët e Borussia Dortmund dhe azerbajxhanasit e Inter Baku.
Bakaj, futbollisti më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2009, aktualisht ndodhet në grumbullim me Dinamon në Antalia të Turqisë.
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili