Endri Mehmetaj shkon te Vlora

(ALBANIA SPORT) – Endri Mehmetaj është bashkuar me Vlorën e Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut. Mbrojtësi 23-vjeçar vlonjat në pjesën e parë të sezonit u aktivizua në fazën e parë me Sopotin e Librazhdit. Trajneri Rrapo Taho ka kërkuar huazimin e disa lojtarëve nga Flamurtari. Vlora e mbylli fazën e parë në vendin e dytë me 27 pikë pas 12 ndeshjesh.
Në takimin e fundit humbi 1-0 me Domosdovën, por ndeshja u shoqërua me incidente të shumta. Lojtarët e Vlorës zunë me shkelma e grushte gjyqtarin nga Erseka, Mane dhe ndihmësit e tij, Qiriazi e Maze, të cilët i konsideruan fajtor në humbjen 1-0 me Domosdovën të zhvilluar në Përrenjas. Në minutën e 80-të trajneri i Vlorës, Rrapo Taho, tërhoqi skuadrën nga fusha, ndërkohë që lojtarët iu sulën me shkelma gjyqtarëve. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili