E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa mbrojtja faktori kryesor ne humbje

Analiza

Menjehere pas humbjes ne Korce brenda grupit kavajas pas nje analize te bere te gjithe thuajse kane qene ne nje mendje defekti kryesor gjate ndeshjes ishte reparti i mbrojtjes edhe per faktin se mungonte mbrojtesi kryesor Feruzovic. Lojtaret e tjere u munduan qe te plotesonin problemet por perseri bene disa gabime qe kushtuan shtrenjte. Pjesa e pare ishte e kenaqshme dhe skuadra u mundua te jepte gjithcka ne fushen e lojes por me demtimin e Dhembit dhe zevendesimin e tij me Shtinin perseri niveli i lojes nuk ndryshoi. Kur mendohej se do te shkonte ne fund te pjeses me nje barazim mbrojtesi Akil Jakupi shenoi ne porten kavajase. Qe ketu menduan se gjithcka po merrte fund pasi deri ne ato momente ekipi po e realizonte mire detyren dhe nuk mund te dilnin pa gje nga fusha e lojes perballe ekipit te Skenderbeut dhe tifozerise se zjarrte korcare te organizuar ne menyre te persosur dhe me nje respekt te jashtezakonshem per ish-trajnerin e tyre Gerd Haxhiu qe e duartrokiten disa here. Trajneri Gerd Haxhiu pas kesaj humbjeje zhgenjyese pohoi se reparti i mbrojtjes ishte nje problem i madh per skuadren e Beses gjate gjithe lojes. Nderkohe qe ai e konfirmoi edhe nje here se autogoli ishte nje moment vendimtar i cili e ndeshkoi skuadren e tij ne kete sfide jo pak te rendesishme e cila u mbyll me nje humbje te turpshme. Eumlshte nje humbje qe dhemb. Goli i pare ishte totalisht gabimi yne u shpreh trajneri i ri i Beses i cili i dha shume peshe autogolit. Pas dizavantazhit ndryshuam menyren e lojes pasi jemi ne pozita te keqija ne klasifikim dhe ne pjesen e dyte nuk kishim me se cfare te humbisnim. Kjo prishi balancat u zbuluam mbrapa dhe pesuam gola te tjere. Megjithate kjo humbje sipas burimeve brenda klubit kavajas nuk e rrezikon poziten e trajnerit i cili gezon mbeshtetjen maksimale nga presidenti Nexhat Bizhdili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›