Flamurtari i pandalshem mund Dinamon e arratiset
Flamurtari eshte i papermbajtshem pasi ka mundur per te dyten here Dinamon dhe eshte arratisur ne krye te tabeles ne -3 pike nga ndjekesit. Vetem dy minuta loje u kane mjaftuar kuqezinjve te Vlores per te zhbllokuar rezultatin e ndeshjes me Dinamon teksa Daniel Xhafa zberthen mbrojtjen blu per ta dhene topin tek partneri i sulmit maqedonasi Bajevski i cili gjuan fort afer portes dinamovite. Topi devijohet pak edhe ne trupin e Malakarnes dhe perfundon ne trekendeshin e djathte te portierit Alban Hoxha. Stadiumi Flamurtari i mbushur me shume se ne asnje ndeshje tjeter shperthen si nje vullkan. Skuadra e tyre e zemres ka kaluar ne avantazh. Minutat e mepasshme jane shume taktike per vlonjatet qe aplikojne topin e gjate per te Daniel Xhafa fale kundersulmit te shpejte por dinamovitet e kontrollojne me shume lojen dhe fushen. Sidoqofte kampionet e vendit ne fuqi nuk kane qartesine e duhur e cila mund ti nxirrte te goli. Muzaka eshte krejtesisht ne hije. Bakaj terhiqet per te nisur manovren sulmuese per te tijte. Mungon njeriu i duhur per te organizuar lojen e bluve ne mesfushe ne rolin e fantazistit ndaj edhe mberritja ne zonen vlonjate eshte me shume e rastesishme se sa e studiuar mire. Rastet per gol nuk mungojne per dinamovitet ne pjesen e pare por ato shperdorohen nga kryeqytetasit. Duhej te vinte minuta e 40 e pjeses se pare qe nje kundersulm nga ata te zakonshmit te Flamurtarit te shkonte ne kembet e Daniel Xhafaj i cili leshon nje predhe nga rreth 30 metra. Topi i goditur prej tij devijohet paksa nga portieri Alban Hoxha por jo mjaftueshem sa per te mos perfunduar ne shtyllen e majte te tij pingule dhe prej andej ne rrjete. Flamurtari eshte ne qiellin e shtate ashtu si edhe tifozeria vlonjate sepse e shikon veten ne epersine e dy golave ndersa miqte dinamovite nuk u besojne syve. Me fitoren 2-0 mbyllet pjesa e pare e ndeshjes. Ndersa ne te dyten duket qarte se te Dinamo nuk ka se kush ta organizoje dhe krijoje ne mesfushe ndaj aplikohet me stermundim pasimi dhe krosimi i gjate por pa efekt. Skuadra vlonjate eshte terhequr disi dhe mbron me ne thellesi te gjysmefushes se vet duke tentuar ta zere kundershtarin ne befasi me kundersulmin e Xhafajt dhe Roshit. Vendasit ndeshkojne serish blute me kundersulmin e shpejte. Ahmataj jep nje asist per Daniel Xhafajn qe shmang edhe nderhyrjen e portierit Hoxha dhe realizon golin e dyte personal i nenti ne kete kampionat dhe te tretin per Flamurtarin. Nuk mjaftonte vetem Bakaj pavaresisht se ai ka shlyer veten teksa ka realizuar nje super-gol nga rreth 30 metra me nje goditje perfekte denimi. Megjithate humbja 3-1 e nxjerr Dinamon si paksa jashte luftes te pakten me nje rival direkt si Flamurtari qe e ka mundur edhe ne fazen I.