E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demce Busti te mos lihet ne meshire te fatit

Skulptori

Skulptori Andrea Demce eshte i zhgenjyer dhe i prekur nga gjithe kjo qe po ndodh me bustin e Fan Nolit. Nuk ka marre asnje arsye konkrete se pse i eshte dhene vetem gjysma e shumes qe i takon per vleresimin artistik nje akt ky qe nenvlereson dukshem punen e artisteve. Nga ana tjeter frika e tij e madhe eshte se vepra nuk do te shkoje ne destinacion. Skulptori Andrea Demce tregon gjithe procesin e realizimit te vepres.

Ne cilen faze eshte punimi i bustit te Fan Nolit

Eumlshte ne fazen perfundimtare te derdhjes ne bronz. Mbeten vetem disa korrigjime te vogla qe do te kryejne punonjesit e Qendres se Realizimit te Veprave te Artit dhe mendoj qe me pas te kete disa prekje te vogla nga ana ime per te siguruar variantin me te mire ne bronz mbeshtetur ne modelin e allcise. Per pak dite busti eshte gati per ne destinacion.

Kur ka nisur puna per realizimin e tij

Une kam nisur te punoj ne mars pasi u shpalla fitues i konkursit. Derdhja ne allci e bustit ka perfunduar ne fund te majit dhe pasi komisioni i ngritur nga Galeria Kombetare e Arteve e miratoi e dorezova modelin e derdhur ne allci ne Qendren e Realizimit te Veprave te Artit.

Ne cfare materialesh jeni mbeshtetur per realizimin e bocetit dhe cilin dimension te Nolit keni synuar te percillni

Figura e Fan Nolit njihet mire nga te gjithe. Une jam mbeshtetur kryesisht ne disa fotografi te njohura te tij per te arritur nje forme te bocetit e po ashtu edhe ne disa vepra qe te tjeret kane shkruar per te apo shkrime te vete Nolit. Jam perpjekur te mbaj qendrim realist ndaj figures se tij. Nuk kam dashur te realizoj nje bust ku njerezit qe i qendrojne perballe te vene ne dyshim nese eshte apo nuk eshte Noli. Jam kujdesur te mbaj nje qendrim lirik.

Keni sjelle nje Fan Nol ne moshe mesatare. Pse

Per faktin se shumica e njerezve e njohin me shume ne ate periudhe kur une e kam modeluar.

Vendi i zgjedhur ne Ibrik Tepe eshte sheshi Republika. Sa i njohur eshte per ju ky vend

Kane qene te pakta informacionet lidhur me vendin ku do te vendoset busti. Kam krijuar pershtypje per te nga ato pak foto qe na jane derguar me sheshin dhe hapesiren. Une jam perpjekur qe busti me bazamentin te shkoje ne 2 meter e 80 centimetra.

Ne njoftimin e shpalljes se konkursit nga Galeria Kombetare e Arteve si institucion i ngarkuar nga Ministria e Kultures vleresimi artistik eshte percaktuar ne masen 850 mije leke te reja nderkohe qe ju keni marre me pak se gjysmen e tyre. Cila eshte arsyeja

Nuk ka asnje arsye konkrete. Nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve kam marre informacionin qe kjo shume do te preket per arsye te bazamentit ne kontrate duhet te realizohet nga pala turke udhetimit dhe akomodimit te perfaqesuesve te ketij institucioni qe do te vijne ne Ibrik Tepe kur te dergohet busti. Nuk kam asnje informacion me shume nderkohe qe une kam qene korrekt me te gjitha kriteret qe ka shpallur Ministria e Kultures.

Sa vendimtare kane qene kriteret e shpallura per pjesemarrjen tuaj ne konkurs

Sigurisht qe kane qene vendimtare. Nga ana ime i kam zbatuar te gjitha deri ne perfundim te punes.

A e ka ndjekur komisioni punen tuaj dhe a e kane dhene miratimin per te ashtu sic percaktohet ne konkurs

Komisioni eshte treguar korrekt. Ata e kane ndjekur punen nga momenti qe mora bocetin nga Galeria e Arteve derdhjen ne allci dhe pasi ata vendosen qe vepra ishte ne rregull u dergua ne fonderi.

Kur do te shkoje busti ne Ibrik Tepe

Nuk kam asnje informacion. Si autor nuk jam vene ne dijeni nga Ministria e Kultures se si do te procedohet kur do te jete koha qe busti te transportohet. Nuk jam i qarte per asgje ne kete pikepamje di vetem qe pas pak ditesh busti do te jete i perfunduar dhe une pres pergjigjen si do te vazhdoje me tej.

Ka rrezik qe ky bust te mos shkoje ne destinacion

Mua dhe cdo autori tjeter ne kete rast nuk do ti vinte mire qe vepra te mos shkonte deri ne fund por nuk besoj se do te lihet ne meshiren e fatit. Besoj qe Ministria e Kultures do ti pershpejtoje procedurat qe vepra te vendoset ne vendin e paracaktuar.

Ju mendoni qe nje kopje e bustit te Nolit te mbetet ne Shqiperi. Eumlshte nisme personale

Kjo eshte nje deshire e imja. Meqenese origjina e Nolit eshte nga Kolonja dhe une vete jam kolonjar do te kisha deshire qe nje kopje e ketij busti te vendosej edhe ne vendin e origjines. Kam kontaktuar edhe me autoritetet vendore. Kryetari i Bashkise se Ersekes Adriatik Brace u tregua dashamires por gjithcka mbetet per tu pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›