Besa merr si përforcim të ri Rrahman Hallaçin
Ekipi i Besës së Kavajës arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me futbollistin Rrahman Hallaçi. Mbrojtësi i njohur në kampionatin shqiptar mësohet se do të jetë pjesë e kësaj skuadre në pjesën e dytë të këtij sezoni. Ky është edhe përforcimi i parë i Besës për këtë merkato dimërore.
Në pjesën e parë Hallaçi është aktivizuar me skuadrën e Partizanit. Gjithsej ai ka luajtur në 16 ndeshje nga 17 që ka zhvilluar skuadra e Partizanit.
Në pjesën e parë Hallaçi është aktivizuar me skuadrën e Partizanit. Gjithsej ai ka luajtur në 16 ndeshje nga 17 që ka zhvilluar skuadra e Partizanit.