E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti dhe Hamburgu bien dakort për Nigel De Jong

Skuadra e Mançester Sitit ka rënë dakort me atë të Hamburgut për të marrë në Angli futbollistin holandez, Nigel de Jong. Skuadra angleze e Sitit ka derdhur në arkat e gjermanëve plot 20 milon euro për futbollistin 24-vjeçar.

“Skuadrat kanë arritur marrëveshjen, dhe tani De Jong do të luajë për skuadrën e Mançester Sitit”, deklaroi Joern Wolf, zëdhënësi i Hamburgut.

De Jong erdhi tek skuadra e Hamburgut nga Ajaksi në verën e vitit 2006 për shifrën e 1.5 milon eurove, ndërkohë që tani ai shitet për shifren e 20 milion eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›