E Shtunë, 31 Tetor 2026

Françesko Toti i rikthehet Romës në stërvitje

Romë - Françesko Toti i është bashkuar skuadrës së Romës në përgatitjet e ndeshjes së radhës përballë Napolit në transfertë. Toti qëndron jashtë fushave të lojës që pas dëmtimit në ndeshjen e fundit për vitin 2008 përballë skuadrës së Katanias.

Kapiteni është i gatshëm për t’u vendosur nën urdhërat e trajnerit Spaleti pas afro një muaji mungesë. Në ndeshjen kundër Napolit në stadiumin “San Paolo” kapiteni pritet të aktivizohet për një pjesë loje.

Skuadra e Romës në javët e fundit ka filluar të ringrihet në Serinë A pas atij fillimi më të vërtet të keq që i bëri kampionatit italian. Aktualisht Roma ndodhet në vendin e tetë me 30 pikë, 13 më pak se Interi kryesues. Nëse fiton në ndeshjen e radhës, atëherë do të barazonte me pikë edhe skuadrën e Napolit që mban vendin e pestë në tabelë.

/Gert Sallaku/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›