Përfundon sezoni për futbollistin e Çelsit, Xho Kol
Londër - Ky sezon është i përfunduar për futbollistin e skuadrës së Çelsit, Xho Kol. Futbollisti është operuar në ligamente pas dëmtimit të pësuar në fitoren e skuadrës së tij përballë Sauthemptonit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.
Xho Kol do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Skolari për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Mungesa e tij pritet të ndjehet sidomos në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë Juventusit.
Xho Kol do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Skolari për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Mungesa e tij pritet të ndjehet sidomos në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë Juventusit.