Besa mposht Vllaznine dhe e parakalon ne renditje
Besa-Vllaznia 1-0
Shenues: Mancaku 31'
Takimi nis me emocione te shumta dhe kavajasit shenojne, por goli anulohet nga gjyqtari. Besa merr me shume zemer dhe synon te shenoje. Kete gje e ben ne minuten e 31-te, kur Bledar Mancaku shfrytezon maksimalisht topin e arte te dhene nga Artim Shaqiri dhe tund rrjeten e Vllaznine. Kavajasit kerkojne me ngulm te dyfishojne shifrat, por edhe Vllaznia kerkon te tregoje se eshte ne loje, pavaresisht se dy skuadrat e mbyllin pjesen e pare me fitoren e Beses 1-0. Edhe ne te dyten eshte dominimi i vendesve, ai qe mbizoteron. Besa nuk ka aspak ndermend te heqe dore nga fitorja qe do t'i dhuronte katapultimin ne dem te kuqebluve. Starova arrin te fitoje duelin e tij me Josen dhe projektohet per nje vend ne Kupen UEFA.