Teuta befason Flamurtarin ne fund te ndeshjes
Flamurtari-Teuta 2-2
Shenues: Brajkovic 13', Begaj 61'/ Hysa 34', Pashja 90'
Perballja e Vlores ishte vertet emocionuese, teksa nje Flamurtar i eger eshte vene ne veshtiresi nga Teuta. Vlonjatet te merzitur pas skualifikimit ne Kupe nga Kastrioti, kane kerkuar qe te shkunden ne kampionat. Loja e Flamurtarit ka qene e pelqyeshme dhe qe ne minuten e 13-te kuqezinjte kalojne ne avantazh me te zakonshmin Brajkovic. Supremacia e vlonjateve eshte e dukshme, por Teuta godet ne momentin me te mire te Flamurtarit. Nje gol i Hyses ka sjelle barazimin ne stadiumin "Flamurtari". Asisti i Miles gjen sakte shokun e skuadres qe ka shenuar. Ndonese perpjekjet e vendesve kane qene te shumta, ata nuk munden dot te shkonin ne avantazh ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte Flamurtari futet ne fushe me tjeter mendim: te fitoje ndeshjen. Shtyllat e vlonjateve shpetojne shpesh porten e Kapllanit, por vuajtjet e kuqezinjve per te shenuar marrin fund ne minuten e 61-te, kur Begaj tund serish rrjeten e Teutes. Nje goditje denimi e ekzekutuar nga Malaj, perplaset ne mur. Topi gjen Begajn, i cili godet rrepte dhe shenon. Por, duket se Teuta ka ndermend ta meke Flamurtarin. Pashja ka shenuar ne kohen shtese duke u hequr nga duart 3 pike te merituara vlonjateve dhe duke i dhene nje me mjaft vlera Teutes se Miles.