E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mposht me mjaft veshtiresi Shkumbinin

Dinamo-Shkumbini 1-0
Shenues: Poci 21'
Kryesuesit e kampionatit, ne turbullira te shumta gjate javes se fundit, prisnin ne "Selman Stermasi" Shkumbinin, qe gjithashtu kerkonte te ringjitej pas skualifikimit nga Kupa. Shkumbini e nis me mire dhe per minuta te tera ushtron presion ndaj Dinamos, por eshte "nendetesja", ajo qe godet e para. Ne minuten e 21-te eshte Artion Poci, i rikthyer nga skualifikimi, qe gjendet ne vendin e duhur, ne momentin e duhur, dhe shtyn topin ne rrjete pas nje rremuje ne zone. Dinamo eshte ne avantazh dhe kerkon vetem te ruaje rezultatin, ndersa Shkumbini shtyn me shume qe te shenoje golin e barazimit, por nuk mundet ta gjeje ate. Me avantazhin e Dinamos mbyllet pjesa e pare e lojes. Pjesa e dyte eshte nje kopje e se pares. Shkumbini kerkon te barazoje shifrat, por nuk arrin dot. Dinamo vuan gjate gjithe kohes presionin e miqve. Peqinasit shkojne disa here afer golit. Stojku gjuan nga distanca, por Kotorri ben mrekulline. Dabulla gjuan tokazi dhe tre lojtare te Shkumbinit tentojne ta devijojne topin, por dalin huq. Vershellima e gjyqtarit Meta i con te gjithe ne dushe. Dinamo arrin te ruaje kryesimin e vetme dhe kalon ne nje fare menyre krizen e dy ndeshjeve te fundit. Daja e nis me fitore aventuren e tij ne krye te Dinamos, per te bindur drejtuesit blu se mund te besojne tek ai deri ne fund te sezonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›