E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beselidhja arrin fitore historike ne "Ruzhdi Bizhuta"

Elbasani-Beselidhja 1-2
Shenues: Bejzade 14' (pen)/ Balic 17' Ngjela 86'
Perballja mes Elbasanit dhe Beselidhjes ishte parashikuar si nje shetitje per djemte e Alimehmetit, sidomos pas kualifikimit fantastik te arritur ne mesjave ndaj Shkumbinit. Por, te pakten ne 45 minutat e para, nuk ishte aspak keshtu. Beselidhja jo vetem qe i rezistoi mrekullisht Elbasanit, por ishte me plot gojen padrone e fushes. Ne fillim kalojne ne avantazh vendesit, ku Bejzade shnderron ne gol nje penallti. Tifozet verdheblu menduan se do te fillonte goleada, por eshte Beselidhja qe permbys parashikimet teksa barazon tre minuta me vone. Nje kros i Smajlit ne te 17-en gjen saktesisht Balic, i cili shkund rrjeten e Elbasanit. Qe ketu nis dominimi i lezhjaneve, te cilet kane pasur edhe dy tre raste te pastra per shenim. Pjesa e dyte nis me mire per Elbasanin dhe vellezerit Nuhiu behen te rrezikshem, por eshte Beselidhja qe befason "Ruzhdi Bizhuten". Sulmuesi Marjus Ngjela, qe shmang portierin dhe shenon golin e avantazhit, duke detyruar tifozerine verdheblu te duartrokase ironikisht miqte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›