Besa në eksod total, në Vlore me U-19Sipas staticienit të njohur të futbolit kavajas e shqiptar, Fatmir Eficës, Beses i ka mbetur vetëm 20 për qind e kontigjentit që nisi kampionatin.

Besa pa asnjë objektiv të realizuar dhe me një eksod total. Kjo është panorama e klubit verdhezi para javës së fundit të kampiontit kundër Flamurtarit në Vlorë.
Tashmë, sipas staticienit të njohur të futbolit kavajas e shqiptar, Fatmir Eficës, Beses i ka mbetur vetëm 20 për qind e kontigjentit që nisi kampionatin.
Fitim Haliti, Herbi Fortunat, Liridon Leci, Erjon Xhafa, Sokol Ishka, Artan Sakaj, Emiljano Veliaj u shtohen atyre të mëparshëm Enkel Alikaj (i transferuar te Teuta) Bledar Mancaku, Arbër Abilialiaj, Edlir Tetova (të tre të përjashtuar), Bilal Velia, Driton Krasniqi, Suad Zendeli (të tre të larguar më dëshirën e tyre) si dhe Ilirjan Mërtiri.
E Merkure, 20 Maj 2009