Presidenti kundër...ish-presidentitPresidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ish-presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, shkëmbyen polemika në distancë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ish-presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, shkëmbyen polemika në distancë në lidhje me tolerimet (e mundshme) të Shkumbinit në humbjen me Bylisin (0-2, java e 32-të e Superligës).
Duka gjatë një deklarimit zyrtar për emrin e Kuzhes në krye trë stolit të Kombëtares foli edhe për situatën (toleruese) që po ndodh në javët e fundit në Superligë, ku në dyshim është ndeshja Shkumbini-Bylis, por dhe deklarimet e Ismailit se “Shkumbini toleroi ndaj Bylisit”, që solli edhe vetëlargimin e trajnerit Gugash Magani.
Duka: “Disa pseudopresidentë po prishin futbollin. Ne jemi këtu për të gjithë të mirën e sportit, ndërsa ata ikin e vijnë dhe në ndonjë rast e përdorin sportin edhe për gjëra personale”.
Ismaili: “I uroj suksese Dukës, në krye të Federatës Shqiptarë të Futbollit. I uroj gjithashtu edhe suksese edhe ekipit Kombëtar. Duka harron se ne nuk jemi presidentë, por donatorë”
E Merkure, 20 Maj 2009