Besa ngre kupen, Kavaja ngrihet ne feste
Aranit Muraci
Besa e ka bere prone te saj, per here te dyte ne histori, trofeun e kupes se Shqiperise, pasi mundi 2-1 ekipin e Vllaznise, pas 120 minutash loje. Triumfi i merituar per ekipin kavajas, nen drejtimin e trajnerit Shpetim Duro, e cila ka permbysur avantazhin e perkohshem te ekipit shkodran, qe ka humbur dhe shansin e fundit per te siguruar nje vend ne Kupat e Evropes. Ne nje stadium te mbushur plot, ne "Qemal Stafa", qe ishte elektrizuar nga tifozerite e te dyja skuadrave, formacionet e kane pasur te veshtire qe te gjejne rrugen e rrjetes dhe pjesa e pare e takimit do te mbyllej me rrjeta te paprekura. Sipas Bizhdilit, Besa si nen-kampione dhe fituese e Kupes se Shqiperise eshte shume prane realizmit te nje prej objektivave madhore te ketij sezoni. "Normalisht eshte sezoni me i mire i dhjete viteve te fundit. Ne si skuader kemi marre edhe nje kupe tjeter, por pa diskutim eshte nje emocion i vecante" - theksoi presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili. "Trofeu eshte shume i rendesishem, sepse jemi prane objektivit, duke u shpallur nen-kampion te Shqiperise. Jane arritje shume te medha si ne kampionat, ashtu dhe ne kupe. Keto arritje ndoshta nuk i ka realizuar Besa, gjate gjithe historise se futbollit. Kjo eshte arsyeja qe jam shume krenar qe dhe une hyj ne pjese te historise se futbollit te Kavajes", u shpreh Shpetim Duro, trajner i Beses se Kavajes. Me rikthimin ne fushe, per fraksionin e dyte, Vllaznia do te kalonte ne avantazh ne minuten e 63-te. Bala ishte i harruar brenda zones dhe do te devijonte topin ne rrjete, duke ndezur festen e skuadres shkodrane. Avantazhi i formacionit te Edi Martinit do te zgjaste deri ne minuten e 85-te. Arapi me nje goditje te sakte me koke do te barazonte shifrat e rezultatit qe do te mbetej i pandryshuar deri ne mbyllje te kohes se rregullt. Ne kohe shtese do te vinte dhe permbysja e Beses, qe ne minuten e 97-te do te gjente golin e fitores. Dhembi do te shenonte golin e dyte ne porten shkodrane, pas nje rremuje dhe goditje te sakte me koke.
Festa e kavajasve, nga Tirana deri ne Kavaje
Tifozet kavajas kane festuar gjate, pas fitores qe siguroi ekipi i tyre ne finale te Kupes se Shqiperise. Festa ka nisur ne Tirane dhe ka vijuar deri ne Kavaje. Tifozet e Beses dhe ekipi i tyre ka vijuar me pas festen ne Kavaje, ku jane pritur nga nje numer i larte i tifozeve vendas. Fitorja 2-1 ne finale te kupes dhe triumfi i siguruar nga ana e skuadres se Beses per here te dyte ne histori ka entuziazmuar serish ekipin e Beses. Trajneri i saj, Shpetim Duro u kthye ne stolin kavajas tre dite para finales dhe rikthimi i tij ne kohen e duhur i siguroi kompaktesine grupit te lojtareve kavajas. Presidenti Bizhdili investoi shuma te medha ne fillim te ketij sezoni dhe me trofeun e kupes ai theksoi se ka marre shperblimin e duhur, duke ftuar ne nje feste ekipin dhe tifozet me te zjarrte, ne nje nga restorantet, prane bregdetit te Durresit.