E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana falenderon Besen, automatikisht ne Europa Lige

Tirana dhe Laci, ekipet qe mbajne perkatesisht vendet e treta dhe te katerta, ne klasifikimin e Kategorise Superiore dhe po zhvillojne nje beteje te ashper per nje vend ne Evrope kane marre fryme lirisht pas perfundimit te kupes. Pasi Besa e vendit te dyte mori kupen, vendi i trete dhe i katert ne kampionat do te perfaqesojne vendin tone ne Europa Lige. Trajneri i Tiranes, Sulejman Starova ishte duke i bere llogarite per dy javet e fundit te kampionatit me vendin e trete, por dhurata qe i beri besa ka nje domethenie te madhe. Tirana ne dy javet e mbetura te ketij sezoni do te mjaftohet edhe me kete pozicion, per te marre pjese ne Europa Liga, kompeticion nga ku varet edhe suksesi i klubit per sezonin qe u la pas. Bardheblute kampionat ne fuqi nuk arriten asnje nga dy trofete dhe rrezikuan deri ne mospjesemarrjen ne kompeticionet evropiane. Lojtaret e Tiranes kane qene te gjithe ne stadium, per te ndjekur ndeshjen finale, pasi interesi i madh i finales varej direkt edhe te objektivi i tyre. Por pervec Tiranes pritet qe skuadra surprize e ketij sezoni, Laci te konkurroje ne Europa Lige. Skuadra e Stavri Nices ka arritur te shpalose vlerat me te mirat ne garen e ketij sezoni dhe do te mjaftohet edhe me nje shkembim vendesh me Tiranen, per te realizuar synimin final.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›