E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri kuqeblu, Edi Martini deklaroi se ekipi gaboi ne fund te ndeshjes

Zhgenjimi pushton Shkodren, Vllaznia pa trofe dhe jashte Evropes
Zhgenjimi i skuadres se Vllaznise ka qene i papershkrueshem, pas humbjes se finales se Kupes se Shqiperise. Skuadra shkodrane ka humbur ne te njejten kohe edhe nje bilete evropiane, pasi si ekip finalist i kupes nuk do te kete asnje mundesi per te konkuruar sezonin tjeter ne Evropa Lige. Karikimi i ekipit kuqeblu, para finales se Kupes ka qene i larte dhe shperblimi i presidentit Valter Fushaj ne rast fitoreje ishte i majme, rreth 50 mije euro. Por as mbeshtetja e fuqishme e tifozeve nuk ka mjaftuar per Vllaznine, qe nen-kampionet e vendit te kurorezoheshin me trofeun e shtate te kupes ne tere historine e tyre. Pas ndeshjes finale, trajneri Edi Martini theksoi se zhgenjimi ka qene i madh, per faktin se skuadra ishte shume prane suksesit."Ne pjesen e dyte zhvilluam nje beteje te vertete, per t'ia dale mbane dhe ishte sezonin im i pare te Vllaznia, ndaj kisha deshire qe te kurorezohesha me nje trofe", - theksoi Martini. Bala kaloi ne mesin e pjeses se dyte ne epersi ekipin e tij, por kavajasin i barazuan shifrat ne fund te ndeshjes dhe pas kohes shtese shenuan edhe golin e dyte, qe iu siguroi trofeun e Kupes se Shqiperise. "Ishim shume prane suksesit, kur realizuam golin e pare te ndeshjes, por per fat te keq nuk arritem qe te ruanim rezultatin e favorshem ne fund te ndeshjes. Perpjekjet tona per te mbrojtur fitoren nuk ishin ne lartesine duhur dhe per kete arsye mendoj se e humben kupen. Me vjen keq per tere mundin dhe tifozet qe ishin ne stadium dhe priten deri ne fund, duke mbeshtetur ekipin vazhdimisht". Vllaznia do te luaje ne kampionat, ne dy javet e fundit, pa preukopimin e ndeshjeve te kaluara, pasi nuk rrezikon renien dhe as pretendon te luaje ne Evrope.

E ardhmja
Vllaznia nuk do te garoje ne Kupat e Europes, per sezonin e ri duke humbur mundesine e fundit, pas deshtimit ne finale te kupes. Skuadra shkodrane pritet te ndryshoje pas perfundimit te kampionatit me qellim qe te konkurroje sezonin tjeter, ne gare per te fituar titullin kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›