E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, "pa vizë" në Durrës

Besa mori tri pikë jetike në fitoren 2-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, e që përkoi me fitoren e parë në transfertë të kavajasve për këtë sezon.

Mesfushori 19-vjeçar Albi Dosti shënoi për Teutën në minutën e 26-të, duke i çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e durraskëve.

Besa e Gerti Haxhiut ishte në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti me anë të Bilal Velisë në minutën e 81-të.

Katër minuta më pas, golashënuesi më i mirë i Besës, Sokol Cikalleshi ekzekutoi saktësisht me penallti, duke realizuar golin e tij të pestë sezonal e që i dha fund thatësirës kavajase jashtë shtëpisë.

Për Teutën, që u paraqit përballë kavajasve pas fitores befasuese ndaj Dinamos në kryeqytet (2-1), kjo ishte humbja e dytë rresht në “Niko Dovana” pas asaj me Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë.

Gjithsesi, pavarësisht humbjes, Teuta e ruajti vendin e gjashtë – me 21 pikë, ndërkohë që Besa – 12 pikë – la pas Elbasanin në vendi e fundit.

Elbasani do të presë të dielën Laçin në “Ruzhdi Bizhuta”, ndërkohë që në Shkodër do të luhet supersfida e javës së 15-të, Vllaznia-Skënderbeu, me protagonistë në tribunën “VIP”, kryetaren e Kuvendit Popullor, shkodranen Jozefina Topalli, dhe ministrin e Financave, korçarin Ridvan Bode.

Të hënën, kjo javë mbyllet me ndeshjen Shkumbini-Dinamo.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15

17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

18.12.2010
Teuta-Besa 1-2
Shënues: Dosti 26’/ Velija 81’, Cikalleshi (85’, p)

Bylis-Flamurtari 1-0
Shënues: Kepi 58’

19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu
Elbasani-Laçi

20.12.2010
Shkumbini-Dinamo

V    Skuadra              N      D+-      P
1     Flamurtari            15     +12     31
2     Skënderbeu         14     +9     28
3     Tirana*             15     +9     25
4     Dinamo            14     +5     24
5     Vllaznia             14     +1     24
6     Teuta                15     +3     21
7     Kastrioti*         15     -6     17
8     Laçi                 14     -2     17
9     Shkumbini            14     -3     17
10     Bylis                15     -10     15
11     Elbasani             14     -9     9
12     Besa                 15     -10     12
* Një ndeshje më shumë

GOLASHËNUESIT

11 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Dalipi -1p (Elbasani), Cikalleshi –1p (Besa)
4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), F.Xhafa (Bylis)
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); Ahmataj (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana)
2 gola: Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Nallbani, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi (Bylis); Dervishi, Shenaj (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Marashi (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 18 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›