Bylis kap mat Flamurtarin

Bylisi, skuadra modeste nga Ballshi, por e drejtuar nga ish-trajneri i Maqedonisë, Nikola Ilievski, është shndërruar në “macen e zezë” të Flamurtarit.
Pasi i eliminoi nga vazhdimi i Kupës së Shqipërisë në turin e dytë, madje duke fituar 1-0 në Vlorë - pas barazimit pa gola në “Adush Muça” - ballshiotët triumfuan sërish ndaj vlonjatëve duke shkaktuar një tjetër “shok” në Kategorinë Superiore.
Pas një pjesë të parë pa gola, ishte mbrojtësi 21-vjeçar Bruno Kepi, i cili me golin e tij të minutës së 58-të – goli i tij i parë sezonal – vulosi dhe humbjen e katërt në 15 javë të Flamurtarit të Gugash Maganit.
Bylisi mori revanshin e humbjes së fazës së parë, po 1-0, ndërkohë që ballshiotët mund të mburren se në katër ballafaqime e deritanishmet kanë fituar dy herë me Flamurtarin, barazuar një e humbur po një.
Duket se pas një serie të gjatë pozitive pre pesë fitoresh (nga java 8-12), vlonjatët nuk po e gjejnë dot ritmin, pasi kanë pësuar dy humbje në dy transfertat e fundit.
Një hap fals i vlonjatëve – i katërti në transfertë, pas atyre me Teutën, Shkumbinin, Tiranën e tani me Bylisin – e që rihap më shumë se kurrë kampionatin në përfundim të pjesës së së parë të tij, kur ka mbetur edhe një javë nga viti 2010.
Skënderbeu i vendit të dytë, me vetëm 3 pikë larg Flamurtarit, ka shansin e mirë që nëse do të fitojë në Shkodër ndaj Vllaznisë, të kapë sërish vendin e parë.
Nga ana e tij, Bylisi, tashmë në kuotën e 15 pikëve – të gjitha të marra në “Adush Muça” - kundër Flamurtarit realizoi fitoren e katërt sezonale, rikthehet te fitorja pas katër javësh, qysh kur triumfoi 3-2 ndaj Shkumbinit në javën e 11-të.
Të premten, me dopjetën e kroatit Pero Pejiç dhe nga më nga një gol të firmosur nga Sebino Plaku dhe Andi Lila, Tirana sfidoi të ftohtin dhe borën e rrallë kryeqytetase për të triumfuar 4-0 ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”.
Sulmuesi kroat Pero Pejiç është shndërruar në këtë sezon në liderin e Tiranës, dhe tani ish-lojtari i Dinamos është dhe udhëheqësi i golashënuesve, 11 gola, një më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit.
KATËR FITORET E BYLISIT
Java 5: Bylis-Kastrioti 1-0
Java 9: Bylis-Besa 3-1
Java 11: Bylis-Shkumbini 3-2
Java 15: Bylis-Flamurtari 1-0
Bylisi në shtëpi: 8 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 3 humbje. Golaverazhi 11-7. Pikë: 15 (nga 24 të mundshmet)
KATËR HUMBJET E FLAMURTARIT
Java 5: Teuta-Flamurtari 2-1
Java 7: Shkumbini-Flamurtari 3-1
Java 13: Tirana-Flamurtari 2-1
Java 15: Bylis-Flamurtari 1-0
Flamurtari në transfertë: 8 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 4 humbje. Golaverazhi 9-10. Pikë: 10 (nga 24 të mundshmet)
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15
17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’
18.12.2010
Teuta-Besa 1-2
Shënues: Dosti 26’/ Velija 81’, Cikalleshi (85’, p)
Bylis-Flamurtari 1-0
Shënues: Kepi 58’
19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu
Elbasani-Laçi
20.12.2010
Shkumbini-Dinamo
V Skuadra N D+- P
1 Flamurtari 15 +12 31
2 Skënderbeu 14 +9 28
3 Tirana* 15 +9 25
4 Dinamo 14 +5 24
5 Vllaznia 14 +1 24
6 Teuta 15 +3 21
7 Kastrioti* 15 -6 17
8 Laçi 14 -2 17
9 Shkumbini 14 -3 17
10 Bylis 15 -10 15
11 Elbasani 14 -9 9
12 Besa 15 -10 12
* Një ndeshje më shumë
GOLASHËNUESIT
11 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Dalipi -1p (Elbasani), Cikalleshi –1p (Besa)
4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), F.Xhafa (Bylis)
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); Ahmataj (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana)
2 gola: Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Nallbani, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi (Bylis); Dervishi, Shenaj (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Marashi (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 18 Dhjetor 2010