Edi Rama shkurorëzon kryedonatorin HaliliTirana si klub është pronë e Bashkisë. Rama “kërcënoi” donatorët se ishte gati të gjente sponsorë të rinj dhe se klubi duhet të kishte një president. Rama kërkoi që të gjithë donatorët të derdhnin kontri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shkurorëzoi Refik Halilin si kryedonator të Klubit të Futbollit Tirana, duke rikthyer formulën e vjetër, ku bashkëdrejtonin katër donatorët e 23-herë kampionëve: Refik Halili, Agron Papuli, Shefikat Ngjela e Avni Nuri (nuk ishte në takimin me Ramën). Tirana si klub është pronë e Bashkisë. Rama “kërcënoi” donatorët se ishte gati të gjente sponsorë të rinj dhe se klubi duhet të kishte një president. Rama kërkoi që të gjithë donatorët të derdhnin kontributet e tyre.
E Marte, 27 Janar 2009