E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri Athina pranon propozimin e ri

Propozimi i emrit Republika e Maqedonise se Vardarit eshte pranuar nga dy partite e medha greke PASOK dhe Demokracia e Re.

Lajmin e ka bere te ditur kryetari i partise nacionaliste greke Jorgos Karaxhaferis ne nje takim me elektoratin e subjektit te tij ne Larisa.

Lideret e dy partive me te medha Jorgo Papandreu dhe Andonis Samaras kane rene dakord per ti dhene driten jeshile propozimit Republika e Maqedonise se Vardarit ka pohuar Karaxhaferis.

Kryetari i LAOS ka shtuar me tej se Athina zyrtare pret qe ky propozim te pranohet edhe nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›