E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis, belgia Clijsters mposht Venus Uilliams

Tenistja belge Kim Clijsters i ka dhënë fund serisë prej 15 fitoreve rradhazi të Venus Uilliams, duke e mposhtur amerikanen 6-2, 6-1 në finalen e Sony Ericsson Open. Raketës numër 14 në renditjen botërore i janë dashur vetëm 58 minuta për të mundur numrin 3 të renditjes, që ka luajtur e fashuar në të dy gjunjët, për shkak të problemeve fizike, ndërsa në fund të ndeshjes ka pranuar se duhet të ishte stërvitur më shumë gjatë turneut.

Edhe tenistja belge ka pranuar se Uilliams nuk ka qenë në formën më të mirë. "Përsa i përket finales unë e njoh Venus dhe përfundimisht ajo nuk luajti tenisin e saj më të mirë. Kreu mjaft gabime të sforcuara, por megjithatë unë isha tepër e përqendruar", vlerësoi Clijsters. Ky sukses është mjaft i rëndësishëm për Clijsters fituese e këtij eventi në 2005. Tenistja belge u rikthye në tenis vitin e kaluar, pas dy vjet shkëputje për shkak të lindjes të së bijës Jada, e cila e ndoqi ndeshjen në stadium.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›