E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Vettel fiton në Malajzi

Piloti, Sebastian Vettel, ka dalë fitues i garës për çmimin e Madh të Malajzisë që u zhvillua të dielën. Në vendin e dytë është piloti Mark Webber, i cili e filloi garën nga 'pole position'. Ndërkohë, ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg, ishte piloti i tretë i cili u ngjit në podium.
Ishte një dështim për Fernando Alonson i cili zuri vetëm vendin e 13-të, derisa shoku i tij te Ferrari, Felipe Massa, arriti të zë vendin e shtatë për t'u përfshirë në rrethin e pikëve.
Ish-kampioni Lewis Hamilton u rendit i gjashti, deri sa kampioni në fuqi dhe fituesi i çmimit të Madh të Australisë, Jenson Button, arriti vetëm pozitën e tetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›