E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, thjesht ndeshje radhe për Lushnjën

Nga Julian Kasapi

Stafi teknik ka kërkuar nga futbollistët që të mos ketë nënvlerësim, por edhe mbivlerësim të transfertës së Kavajës

Lushnjarët janë duke shfrytëzuar në maksimum kohën që kanë në dispozicion për ndeshjen e radhës, që është një transfertë mjaft e vështirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Malko po stërvitet me intensitet çdo ditë në aneksin përballë stadiumit Roza Haxhiu, pasi tapeti i fushës është bërë për të ardhur keq.

Nuk dihet se si do të vejë halli i tij, por duhet ndonjë investim nga FSHF-ja, sepse njësia vendore nuk i ka fondet për ta ndërruar tapetin e blertë ka vetëm emrin të tillë, pasi bari është zhdukur nga rreth 70% e fushës). Tapeti i stadiumit Roza Haxhiu mbushi 8 vjet dhe është jashtë çdo parametri për të luajtur.

Grupi i futbollistëve për ndeshjen me Besën është i plotë, duke përjashtuar Byzhytin, i cili ende vuan nga dëmtimi që pësoi me Luftëtarin. Futbollistët gëzojnë formë të mirë sportive dhe stafi teknik po i përgatitit me kujdes për këtë sfidë.

Besa është një skuadër që luan futboll të bukur dhe rivale e denjë për lushjnarët. Stafi teknik ka kërkur që kjo ndeshje të mos nënvlerësohet, por edhe të mos mbivlerësohet nga futbollistët, të cilët duhet të mendojnë për pikët maksimale.

Tifozëria Tifozët lushnjarë, një plus i madh për skuadrën, ka planet e saj për ndeshjen e Kavajës. Shoqatat e ndryshme dhe ultrasit janë mbledhur dhe kanë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për ta mbështetur skuadrën në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

Grupimet e tifozëve janë shprehur se me Besën numri i tifozëve lushnjarë do të jetë shumë i madh, sepse bëhet fjalë për një sfidë vendimtare midis dy skuadash me traditë në futbollin shqiptar.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›