E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani gjen sponsor për pjesën e mbetur të sezonit?

Pritet që pjesa e mbetur e këtij sezoni të jetë më e lehtë për të kuqtë, sepse pritet afrimi i një sponsori që do të përmbushë gjithë nevojat e skuadrës

Nga ILIR CARA

Partizani i këtij sezoni të administruar nga Ministria e Mbrojtjes ka pasur një ecuri të mirë në kampionat, por për sa i përket anës financiare, vështirësitë mbeten, por më të zbutura. Një lajm i mirë po qarkullon te të kuqtë, pasi pritet që për pjesën e mbetur të sezonit Partizani do të ketë mbështetjen e një sponsori, i cili do të përmbushë të gjitha nevojat e skuadrës. Faktin e afrimit të këtij sponsori e pranojnë edhe vetë drejtuesit e skuadrës, por nuk preferojnë ta bëjnë të ditur emrin e firmës, por thuhet se ai është një biznesmen i fuqishëm. Drejtuesit nuk preferojnë ta publikojnë para kohe emrin e sponsorit, pasi bisedimet mes palëve vijojnë dhe pritet që sot të arrihet edhe marrëveshja. Nën zë thuhet se kjo firmë e ka selinë në Laprakë dhe me gjasa mund të jetë Anas Fiat Europcar Albania. Gjithsesi, sot pritet që të kryhen bisedimet e fundit mes palëve dhe më pas administratori i Partizanit, Gjergji Thaka, do të publikojë emrin e sponsorit. Nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë futbollistët dhe stafi do ta kenë të sigurt anën financaire, ku përveç rrogave, do të ketë edhe premio për ndeshjet e mbetura. Por nga kjo mund të kenë përfitime edhe tifozët, pasi duke gjetur sponsor është më e lehtë për të ulur çmimin e biletave dhe për tu organizuar në transfertat e mbetura. Afrimi i këtij sponsori konsiderohet një zgjedhje e përkohëshme, sepse në fund të sezonit thuhet se Partizani do të dalë në ankand, ku edhe pritet afrimi i biznesmenëve amerikanë.

Tepelena Fitorja në transfertën e Librazhdit u ka dhënë më shumë zemër të kuqëve për ta mbyllur me sukses misionin sezonal, që ka të bëjë me ngjitjen në kategorinë e parë. Të dielën Partizani pret Tepelenën dhe për demat kjo është një finale që duhet fituar me çdo kusht. Stafi teknik e ka të plotë grupin për këtë ndeshje, prandaj nga të kuqtë pritet vetëm fitorja edhe për faktin se luajnë para tifozëve të vetë. Një tripikësh me Tepelenën është hap i madh për Partizanin për rikthimin në kategorinë e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›