Liverpool shkarkon drejtorin Comolli

Damien Comolli është larguar nga rol i tij si drejtor i futbollit në Liverpool, ka njoftuar gjiganti nga Anfield Road, të enjten.
Francezi iu bashkua Liverpoolit si drejtor i strategjisë së futbollit në nëntor 2010. Gjatë kësaj kohe ai solli një numër përforcimesh përfshirë sulmuesin Andy Carroll nga Newcastle për rekord 35 milionë funte.
Kurse, ai i shpëtoi ndryshimit në stafin teknik kur Kenny Dalglish u kthye në klub në vend të Roy Hodgsonit. Por, aventura e Comollit në Liverpool ka përfunduar pas vendimit të pronarit John Henry për shkarkimin e tij.