Ja pse Luftëtari do të ngjitet në superligë
Treguesit e deritanishëm dhe disa faktorë të tjerë e bëjnë ekipin gjirokastrit më të fortin e kategorisë së parë
Kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit të 65-të kombëtar të kategorisë së parë dhe Luftëtari, në mënyrë alternative, do të luajë jashtë fushe me Ilirinë, Gramozin dhe Kukësin, kjo e fundit pa dyshim më e vështira, ndërkaq do të presë Gramshin, Adën dhe Mamurrasin. Por, duke qenë se renditja bëhet edhe në kombinim me rezultatet e ekipeve rivale, madje dhe gjithë të tjerëve, janë për tu përmëndur ndeshjet BesaLushnja, BesëlidhjaKukësi,
Lushnja-Kukësi dhe ndonjë tjetër, që mund të mbyllen me rezultate favorizuese për gjiroakstritët. Luftëtari ka në përbërje 10 futbollistë që kanë shënuar deri tani, duke nisur me Norën, i cili ka realizuar 12, Raboshtën me 10, Mersinin dhe Sinanin me nga 4, dhe të tjerë me radhë. Pra, është një ekip me forcë goditëse relativisht të mirë.
Po ashtu, ka një portier si Erind Selimaj, që në 11 ndeshje nga 24 që janë luajtur deri tani dhe ai ka qenë gjithmonë nën trarin e portës, nuk ka pësuar gol, që do të thotë se ka një garanci të kënaqshme. Ndërkaq, Luftëtari nuk ka shënuar gol vetëm në 5 ndeshje. Deri tani është inferior vetëm me Gramshin, të cilin me siguri do ta shpartallojë në Gjirokastër, është i barabartë me Besëlidhjen, Lushnjën dhe Burrelin, ndërsa me ekipet e tjerë është superior.
Luftëtari ka në përbërje pak futbollistë superlige, por edhe një pjesë me perspektivë për të, ka një staf trajnerësh ambiciozë, që u ka rrënjosur futbollistëve mendësinë e fituesit.
Drejtimi Për ekipin interesohet në mënyrë drastike, si asnjëherë tjetër 5 sezonet e fundit, kryebashkiaku Flamur Bime, i cili luan edhe rolin e presidentit të ekipit në fjalë. Ai ka bërë blerjet e duhura dhe në bashkëpunim me donatorin Qazim Muho, duke kthyer në ekip dy futbollistët më të mirë gjirokastritë aktualisht, Devollin dhe Norën, por dhe ka sjellë edhe 9 të tjerë jabanxhinj, midis të cilëve 4 shkodranë, që së bashku me 11 futbollistë të tjerë vendës, përbëjnë një ekip mjaft kompetitiv, më të fortin e kategorisë së parë.
Janë këta disa tregues dhe faktorë, që e stimulojnë Luftëtarin në 6 betejat e mbetura të vazhdojë me ritmin që e çon në superiore. Ditën e Pashkëve Ortodokse Luftëtari ka rastin për të korrur një fitore të re në përballjen me Ilirinë, duke u bërë kështu një dhuratë dashamirësve dhe tifozëve të tij, edhe pse ndeshja është në transfertë.
