E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha midis Botërorit e Kupës UEFA

Ndërsa sulmuesi Besart Berisha është duke u përgatitur me përfaqësuesen shqiptare për t’u përballur me Hungarinë e Portugalinë, Rozenborgu i tij do të njihet të martën me kundërshtarët e radhës në fazën e grupeve të Kupës UEFA.

Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ku ndodhet edhe selia e qeverisë europiane të futbollit. Janë 40 skuadra, të cilat do të ndahen në tetë grupe me pesë skuadra. Ekipet do të ndeshen vetëm një herë midis tyre. Çdo klub do të luajë dy herë në shtëpi e dy herë jashtë saj.

Datat për ndeshjet e fazës së grupeve janë: 23 tetor, 6 e 27 nëntor, 3-4 e 17-18 dhjetor 2008

Tre skuadrat e para të kualifikuara nga çdo grup do të mbërrijnë në 1/16 e finaleve, me të cilat do të bashkohen edhe ekipet e renditura të tretat në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Shanset për të qenë në këtë fazë të Kupës UEFA i kanë si Arjan Beqaj me Anorthosis dhe Lorik Cana me Olmpikun e Marsejës, gjithmonë nëse skuadra qipriote e ajo franceze renditen të tretat në grupet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Për momentin Anorthosis bashkëkryeson me Interin (nga 4 pikë), ndërsa Marseja ka pësuar dy humbje.

E Hene, 06 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›