Portieri Babosh mungon kundër Shqipërisë

Një lajm i mirë për Ari Hanin dhe kombëtaren shqiptare. Portieri i parë i përfaqësueses hungareze, Gabor Babosh, do të mungojë në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë, më 11 tetor. Lajmin e bëri publik vetë trajneri Ervin Koeman. Takimi do të luhet ditën e shtunë dhe Babosh nuk është rikuperuar plotësisht. Portieri i NEC Nijmegen në kampionatin holandez ndjen një dhimbje në shpinë. Të hënën, Babosh ishte në spital përtë kryer ekzaminimet të mëtejshme. Dëmtimi nuk konsiderohet serioz, dhe besohet se Babosh do të luajë kundër Maltës, më 15 tetor, përpara se të mbushë 34 vjeç, më 24 tetor.
E Hene, 06 Tetor 2008
E Hene, 06 Tetor 2008