Sheva e Dinjo, Lista zyrtare e Yjeve të Milanit në Tiranë

Tashmë emrat janë zyrtarë. Dhe është pak të thuash se është një listë fantastike. Milan vjen për herë të Shqipëri me yjet e tij. Ata që kanë shkëlqyer në botën e futbollit e janë protagonistë absolutë në lojën më të dashur në planet.
Trofeu “Taci Oil Albania Reads” sjell në impiantin ndërkombëtar shqiptar “Qemal Stafa” jo pak, por dy fitues të “Topit të artë”, ukrainasin Shevçenko e brazilianin Ronaldinjo.
Në superlistën kuqezi janë edhe tre kampionë bote me Italinë: Alesandro Nesta, Filipo Inzagi e Andrea Pirlo, por dhe dy kampionë bote me Brazilin, Ronaldinjo e Dida.
Por, me 17-herë kampionët e Italisë do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar edhe i vetmi lojtar në botë, i cili ka mundur të fitojë tre trofe të Ligës së Kampioneve me tre skuadra të ndryshme, holandezi Klarens Sedorf.
Statistikat e milanistëve janë të shumta e midis tyre nuk mund të harrosh faktin, se kundër 23-herë kampionëve të Shqipërisë, do të luajë kryegolashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticionet ndërkombëtare: Filipo Inzagi.
Përballë sulmuesit bardheblu Migen Memelli, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar për këtë sezon do të jetë lojtari askush tjetër me shumë prezenca te Milani e në kampionatin e Serisë A: Paolo Maldini.
E në listën e yjeve kuqezinj, të cilët do të udhëtojnë më 14 tetor drejt Shqipërisë, nuk mund të mungojë as golashënsuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A, Marko Borrielo.
“Rosa” e Milanit plotësohet me lojtarë të tjerë të nivelit ndërkombëtar e mbi të gjithë: Ambrosini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Sendeeros e Kaladze.
Nga kjo listë yjesh vetëm Shevçenko me Ukrainën, Klarens Sedorf me Holandën e Kakabher Kaladze me Gjeorgjinë kanë qenë më parë në Tiranë, pjesa e tjetër, ajo e “luanit”, është e gjithë për t’u shijuar.
Për të çuar në ekstazë jo vetëm tifozerinë milaniste në Tiranë, por gjithë shqiptarët. “Qemal Stafa” do të duket shumë e vogël më 14 tetor. Pasi Milan vjen për herë të parë në historinë e tij.
Lista e Milanit
Dida, Abiati, Sheva, Ronaldinho, Nesta, Inzaghi, Pirlo, Seedorf, Borriello, Ambrosini, Flamini, Abbiati, Favalli, Sendeeros, Kaladze dhe pjesa tjetër më pak e njohur e Milanit.
Presidenti i KF Tirana, Refik Halili e presidenti i kompanisë “Taci-Oil International” gjatë nje konferencë për shtyp
E Hene, 06 Tetor 2008