E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti e Sopoti, fitore të pastra

Dy gola të limitet e çdo pjese, Kryemadhi (45’) e Taullahu (90’) i dhanë, fitoren 2-0 Dajtit ndaj një rivali direkt si Kastrioti, në ndeshjen e prapambetur të javës së pestë të Kategorisë Superiore, të zhvilluar ditën e diel.

Me këtë trepikësh - fitorja e tretë sezonale- skuadra e Sinan Bardhit u barazua me pikë me Luftëtarin, Gramozin (të tria nga 10 pikë), duke ndarë vendin e 2-4 me golaverazh.

Në takimin tjetër të ditës së diel, Sopoti fitoi në shtëpi me Adën (4-2), duke bërë rokadën e vendeve me ekipin velipojak.

Tre gola të sulmuesit veteran Shkëlqim Hajdari (4’, 48’, 57’) dhe një gol i Plepit (57’) i bënë të pavlefshëm dy golat e Beqirit (58’) e Nikës (74’, 11-m).

Skënderbeu është i vetëm në krye me 15 pikë (5 fitore) e me një diferencë të qartë me ndjekësit më të afërt.

KATEGORIA E PARE

Java V

Të shtunën, 04.10.2008

Naftëtari-Besëlidhja 3-1

Kanani 21 (p), Cobo 58', Okshtuni 80'/ Gjoka 52'

Turbina-Luftëtari 1-1

Curri 40'/ Toci 50'

Pogradeci-Bilisht Sport 1-0

Elmazi 20'

Gramozi-Burreli 2-0

Oliveira 21' (p), Dos Santos 50'

Skënderbeu-Laçi 2-0

Tiko 78', 92'

Tërbuni-Skrapari 2-0

Hasani 26' (p), Perfati 35'

Të Dielën, 05.10.2008

Dajti-Kastrioti 2-0

Kryemadhi 45’ e Taullahu 90’

Sopoti-Ada 4-2

Hajdari 4’, 48’, 57’, Plepi 57’/ Beqiri 58’, Nika 74’ (11-m)

KATEGORIA E PARE, RENDITJA PAS JAVES V

N F B H GSH GP DIF PIK

1 Skenderbeu 5 5 0 0 10 3 +7 15

2 Luftetari 5 3 1 1 9 5 +3 10

3 Gramozi 5 3 1 1 6 3 +3 10

4 Dajti 5 3 1 1 5 2 +3 10

5 Kastrioti 5 3 0 2 8 5 +3 9

6 Burreli 5 2 1 2 7 4 +3 7

7 Turbina 5 2 1 2 6 5 +1 7

8 Naftetari 5 2 1 2 7 7 0 7

9 Laci 5 2 1 2 5 6 -1 7

10 Beselidhja 5 2 1 2 6 7 -1 7

11 Terbuni 4 2 1 2 4 6 -2 7

12 Sopoti 5 2 0 3 6 6 0 6

13 Pogradeci 5 1 1 3 5 9 -4 4

14 ADA 5 1 1 3 6 12 -6 4

15 Skrapari 5 0 2 3 3 8 -5 2

16 Bilisht Sport 5 0 1 4 0 5 -5 1

E Hene, 06 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›