Besëlidhja, shpëtimi ka emrin Sinan Bardhi
Ardhja në krye të ekipit e trajnerit Sinan Bardhi, ka pasur ndikimin e saj në rezultatet e skuadrës, e cila në tri ndeshjet e fundit ka arritur të marrë tri fitore të rëndësishme për luftën e mbietesës. Tashmë Besëlidhja është larguar nga zona e ftohtë, por vetëm golavarazhi e ndan nga skuadrat e fundit.
Ish-trajneri i Mamurrasit ka bërë një punë të jashtëzakonshme në pak kohë, duke e transformuar ekipin në fushën e lojës. Gjithsesi, javët në vijim do të vendosin shumë për fatet e lezhjanëve, pasi shpëtimi i skuadrës ende nuk është arritur. Nëse arrihet objektivi i shpëtimit, merita kryesore pritet ti shkojë trajnerit Bardhi, i cili pas suksesit me Mamurrasin po vijon të njëjtën rrugë edhe me Besëlidhjen.