E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Besëlidhja surprizon Skënderbeun në Korçë

Surpriza e kësaj jave në Kategorinë e Parë ka emrin Besëlidhje. Në Korçë, në një sfidë ku Skënderbeu ishte pretendent absolute, gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Një pikë shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës lezhjane, e cila nuk po noton në ujra të qeta. Megjithatë, ndeshja e fundit ka treguar se gjithçka është e mundur.

Në ndeshjen që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, korçarët arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Pusit. Minutat në vazhdim sollën dhe disa mundësi të humbura për Skënderbeun, që bënë të mundur që Besëlidhja të mbetej në lojë.

Befasia e madhe do të mbërrijë në minutën e 75-të, goditja nga distanca e Nunesh vendosi barazpeshën. Skënderbeu u përpoq në minutat në vazhdim të reagonte, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një pikë me shumë vlera për Besëlidhjen, një goditje për Skënderbeun atëherë kur nuk pritej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›